Lajme

AAK fton në interpelancë Hekuran Muratin pas heqjes së shtesave të pensioneve

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 24 April 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ftoj në interpelancë në Kuvend Ministrin e Financave, Hekuran Murati, shkruan Gazeta inFokus.

Krejt kjo pas vendimit të marrë nga Qeveria për uljen e shtesave të pensionistëve.

Specialja ua refuzon aplikimet shtatë personave që u paraqitën si viktima të UÇK-së, katër prej tyre shqiptarë

-Advertisement-

Ky lajm është bërë i ditur nga Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se i është bërë padrejtësi pensionistëve.

“Javën e kaluar ishim dëshmitarë të një padrejtësie që iu bë pensionistëve nga Qeveria e Kosovës. Nuk mjaftoi paaftësia për t’i siguruar vaksinat për ta, ku kjo kategori shoqërore janë kategoria më e rrezikuar nga Covid-19. Për ta rënduar edhe më tej gjendjen e tyre, tani edhe në aspektin financiar përveç atij shëndetësor, kjo qeveri paturpësisht vendosi që t’i ulë shtesat e pensioneve për ta për 1/3 nga shtesa e merituar nga qeveria e kaluar”, ka shkruar ai. /Gazeta inFokus/

Postimi i plotë:

Javën e kaluar ishim dëshmitarë të një padrejtësie që iu bë pensionistëve nga Qeveria e Kosovës. Nuk mjaftoi paaftësia për t’i siguruar vaksinat për ta, ku kjo kategori shoqërore janë kategoria më e rrezikuar nga Covid-19. Për ta rënduar edhe më tej gjendjen e tyre, tani edhe në aspektin financiar përveç atij shëndetësor, kjo qeveri paturpësisht vendosi që t’i ulë shtesat e pensioneve për ta për 1/3 nga shtesa e merituar nga qeveria e kaluar. Ky vendim e dëmton tej mase gjendjen e pensionistëve, që njihet si kategoria me gjendjen më të rëndë sociale.
Të shtyrë nga gjendja e tyre e rëndë, por dhe nga bisedat me ta ku ndihen të mashtruar dhe të zhgënjyer me këtë qeveri, Grupi Parlamentar i AAK-së do ta ftojë në interpelancë në Kuvendin e Kosovës Ministrin e Financave Hekuran Murati për të dhënë llogari për këtë vendim zhgënjyes.
Përveç që është jonjerëzore, është mashtrim që të marrësh vota me premtime për rritje të pensioneve, e t’i ulësh ato që në ditët e para të qeverisjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera