AAK e gatshme të mirëpres një pjesë të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 14 Janar 2018
Dorëheqjet nga struktuarat udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje s’ka kush që i ndalë.
Ani pse brenda pak ditësh pritet të zgjidhet kryesia e re e kësaj partie, për shumë anëtarë një proces i tillë del të jetë i papërballueshëm, dhe si zgjidhje rezulton ‘dorëheqja’.
Janë partitë tjera në vend, ato që padyshim mund të jenë mundësi e re e aderimit për të gjithë të larguarit nga partia e Albin Kurtit, i cili shumë shpejt pritet të marrë timonin e të parit.

Blerim Kuqi nga AAK, thotë se përplasjet mes anëtarëve të LVV-së janë çështje e brendshme dhe si do të rrjedhin gjërat më tutje varet pikërisht nga ta.
“Këto janë çështje të brendshme të Vetëvendosjes, dhe si do të shkojë më tutje varet prej tyre por tash për tash janë vetëm çështje e brendshme e VV-së, nuk kam ndonjë koment shtes rreth atyre që kanë ndodhë në këtë parti.”, ka thënë ai .
I pyetur nëse AAK, do t’iu hapë dyert për aderim të larguarve nga VV, ai ka thënë se varet se për cilët individë bëhet fjalë.
“Varet prej individëve, sepse nuk e di se cfarë do të bëhet më tutje çfarë do të jenë kërkesat e tyre. Megjithatë ne jemi të hapur së paku për një pjesë të tyre, me disa kemi pas edhe komunikime edhe të mëhershme dhe me disa prej tyre jemi njoftë në periudha veç të mëhershme. Me këto procese kemi kalu disa periudha edhe bashkë, të shohim është një proces që në ditët e ardhshme, ose muajt e ardhshëm do të shihet.”, ka theksuar ai.
Vlen të përmendim faktin se me gjithë kritikat e shumta Kurti zgjodhi të rikandidojë për një mandat të ri, si i pari VV-së pa asnjë kundërkandidat.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...

































