Lajme

AAK dhe Nisma marrin pjesë në takimin me Presidentin për datën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 10 May 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas votimit të mocionit që rrezoi qeverinë, ka ftuar në një takim të përbashkët partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi do të mbahet nesër (e enjte) në ora 9:00, ndërsa pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka konfirmuar se AAK-ja do të marrë pjese në takimin e nesërm të thirrur nga Hashim Thaçi.

-Advertisement-

“Po, AAK do të marr pjesë në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të përcaktuar datën e zgjedhjeve”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.

Poashtu, edhe deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha ka thënë se edhe një përfaqësues i partisë do të shkojë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

“Meqë arritëm ta realizojmë në praktikë rrëzimin e kësaj qeverisje kriminale jemi të obliguar që qytetarët të votojnë sa më shpejt për një qeverisje më të mirë. Nesër në ora 9 përfaqësuesi i Nismës do të jetë në takim”, ka thënë Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera