Lajme

AAK dërgon në Kushtetuese Ligjin për pagen minimale

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 21 July 2023

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagën minimale. Tahiri ka thënë se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka pasur dhe mbështetjen e deputetëve të pavarur.

“Sot grupi parlamentar i AAK-së i mbeshtetur edhe nga deputetë të tjerë të pavarur, zoti Humolli dhe Abazi ka dorëzuar kërkesën lidhur me vlerësimin e Kushtetueshmërisë së ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjeve, që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se po kërkojnë vlerësimin e kushtetueshmërisë së këtij ligji, pasi që sipas tij ka shkelje flagrante.

-Advertisement-

“ Në kërkesen tonë për vlerësimin e kushtutshmërisë i kemi adresuar tri çështje, që janë të rendesishme. 1. Këshilli ekonomik social, i cili përcakohet në ligjin e punës dhe i cili asnjëherë nuk është konsultuar sa i përket pagës minimale tregon për nje shkelje flagrante që Qeveria e ka berë. 2. Diskriminimi i palëve të cenushme, pra të verbërve dhe kjo është shkelje e drejtëpërdrejt e vlerave dhe drejtave të njeriut. 3. Lidhet me veteranët e UÇK-së”, ka thënë ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera