Lajme

AAK: Debatin e anuloi KPM-ja, jo Ramush Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 24 May 2017

Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave.

“Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër.  Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e  e opinionit publik.  I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim të AAK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera