Lajme

AAK bashkë me Forumin Intelektual organizojnë tryezë për gjendjen e arsimit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 01 March 2024

Grupi i deputetëve të AAK-së bashkë me Forumin Intelektual do të mbajnë sot një tryezë diskutimi për gjendjen e arsimit në Kosovë, për sfidat dhe mundësitë.

Kështu ka bërë të ditur zyra për media e partisë që drejton Haradinaj, duke thënë se kjo tryezë synon analizimin dhe identifikimin e sfidave dhe problemeve në arsim, dhe për mundësitë e daljes nga gjendja aktuale.

“Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë, analizojë dhe identifikojë sfidat për problemet aktuale dhe të trajtojë mundësitë se si me dal nga kjo gjendje kaotike që e ka sjell kjo qeveri në sistemin e arsimit në Republikën e Kosovës. Nga kjo tryezë të përmbledhura do të prezantohen konkluzionet e përbashkëta të cilat do të bëhen publike”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Kemi nderin t’ju ftojmë në tryezën e përbashkët me temë “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. Kjo tryezë organizohet nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Forumi Intelektual – Evropa 2030.

Kjo tryezë mbahet sot nga ora 14:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Arsimi në Republikën e Kosovës është duke u ballafaquar me probleme sistematike dhe mungesë serioze të trajtimit nga kjo qeveri, në të gjitha nivelet, duke filluar nga arsimi parafillor e deri te ai i lartë. Është e qartë dhe më se evidente që Arsimi nuk është prioritet në këtë qeveri dhe se problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit.

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë, analizojë dhe identifikojë sfidat për problemet aktuale dhe të trajtojë mundësitë se si me dal nga kjo gjendje kaotike që e ka sjell kjo qeveri në sistemin e arsimit në Repbikën e Kosvës. Nga kjo tryezë të përmbledhura do të prezantohen konkluzionet e përbashkëta të cilat do të bëhen publike.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera