Lajme

AAK: Ambasadorët u zgjodhën përmes telefonit, do t’i drejtohemi Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 04 August 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka denoncuar atë që pretendon si përzgjedhje të paligjshme të ambasadorëve në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë, vetë është anëtare e tij.

Kadrijaj, në një konferencë për media tregoi se në shumë raste të përzgjedhjes së ambasadorëve në mungesë të prezencës fizike, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, ka telefonuar deputetët për të shprehur votën e tyre.

Sipas Kadrijajt, kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

-Advertisement-

Kadrijaj ka njoftuar se këto praktika ku votimi është kryer përmes telefonit janë përdorur në rastin e përzgjedhjes të të propozuarit për Konsull në New York, Blerim Reka e gjithashtu edhe gjatë votimit të kandidatit për ambasador në Kroaci, Martin Berishaj.

Ndër të tjera, Kadrijaj tregoi se për këtë çështje i është drejtuar kryesisë së Kuvendit dhe zyrës ligjore në këtë institucion, për interpretim dhe anulim të këtyre vendimeve, si dhe do të përgatitet lënda për padi në Gjykatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera