Lajme

Abbott: Britania ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 03 March 2021

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, po ndjehet i kënaqur se vizita në Kosovë, e emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shkoi mirë.

Në një reagim të tij në twitter, thënë se Mbretëria e Bashkuar i ndan pikëpamjet e njëjta të Lajçak dhe Albin Kurtit se është e rëndësishme që dialogu të jetë mirë i përgatitur, me parime dhe të koordinohet në mes të të BE-së dhe Amerikës.

”I kënaqur të shoh se vizita e Miroslav Lajçak për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, shkoi mirë. Britania e Madhe ndan pikëpamjet e tij [Miroslav Lajçak] dhe të Albin Kurtit, për atë se është e rëndësishme që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime dhe të koordinohet në mes të BE-së dhe SHBA-së. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështes çdo marrëveshje që përkrahet nga populli i Kosovës dhe nga rajoni”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera