Sport

Andi Zeqiri me oferta të shumta, ylli kosovar kërkohet nga klubi i madh francez

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 14 September 2020

Andi Zeqirit, që është pjesë e klubit zviceran Lausanne nuk i mungojnë ofertat e shumta për transferimin e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Talenti kosovar që luan me grupmoshat e Zvicrës, por që së shpejti do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës, në sezonin e tij të fundit ka arritur të bëj paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar 22 gola dhe dhuroj 10 asistime në 37 ndeshje zyrtare.

Zeqiri së fundmi thuhet që ka pasur ofertë edhe nga Marseille. Klubi francez kanë shfaqur interesim për shërbimet e talentit kosovar.

-Advertisement-

Megjithatë ky nuk është klubi i vetëm që është interesuar për djaloshin nga Kosova, Lens, Hellas Verona dhe Udinese janë klubet e tjera që kanë shfaqur interesim për të.

Largimi i Zeqirit nga Lausanne është i sigurt, kurse e ardhmja e tij mbetet të kuptohet ne të ardhmen, sepse akoma nuk ka diçka përfundimtare./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera