Lajme

A vlen ligji për Armend Zemajn?

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 25 January 2021

Mbi 30 persona janë grumbulluar nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një lokal në Deçan.

Ani pse kjo është në kundërshtim të masave që janë krijuar nga vetë Zemaj për të parandaluar koronavirusin, një rregull e tillë nuk po vlen për Ministrin në detyrë, shkruan Gazeta Infokus.

Zemaj për interesat e tij poltike ka mbledhur qytetarët e kësaj komunë në një ambient të mbyllur, kjo për ti bindur ata për të votuar LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Për ta mbuluar shkeljen që ka bërë, Zemaj ka vënë maskën në fotografin që ka postuar në facebook.

-Advertisement-

“Të rinjët e Deçanit forca e LDK-së. “Vizioni i LDK-së për SHTET” #qeveriahoti #zemaj17”, ka shkruar ai sipër fotos.

Kujtojmë që deri më tani partitë politike janë dënuar vetëm nga Inspektorati i Prishtinës.

LDK ka marrë 3 gjoba nga kjo komunë, të cilat kanë vlerë nga 2 mijë euro.

E në komunat të tjera si duket inspektorati ka mbyllur sytë ndaj tubimeve të partive politike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera