Lajme

A u takuan Kurti e Osmani ?

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 04 December 2019

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe pretendenti për kryeministër nga VV, Albin Kurti si duket janë takuar këtë të mërkurë.

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të miqësisë dhe partneritetit Kosovaro – Gjerman, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, GIZ dhe Kfw, shihet se janë bërë bashkë Kurti e Osmani.

Nga një fotografi në rrjetet sociale shihet se këta të dy qëndrojnë së bashku në një tavolinë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kjo gjë konsiderohet të jetë një sinjal i rëndësishëm pasi që Kurti e Mustafa gjatë takimit të fundit konsiderohet se e kthyen mbrapa dialogun.

Pasi që për arritjen eventuale të marrëveshjes për koalicion, po i kryesojnë krerët e partive: Isa Mustafa nga LDK dhe Albin Kurti nga VV.
Zyrtarë të dyja partive kanë deklaruar se tashmë janë marrë vesh për çështje të programit qeverisës./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera