Lajme

A u rrezikuan mërgimtarët që po kalonin në Serbi nga zhvillimet e së dielës në Veri? Flet zv/kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 05 August 2022

I pyetur se a u rrezikuan mërgimtarët që po kalonin në Serbi nga zhvillimet e së dielës në Veri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se të gjitha këto opsione janë diskutuar para se të merret vendimi.

Bislimi tha se Qeveria e Kosovës nuk kujdeset vetëm për votuesit e tyre, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne kemi pas një diskutim binjor me presidenten, kryeministrin dhe minstren e punëve të jashtme. Ku i kemi diskutuar të gjitha komponentët. Por në komponentin e diskutimit ne nuk themi tash I kemi këta votues të për ta duhet të kujdesemi, këta nuk janë votues tanë e për këta nuk duhet të kujdesemi. Ne kujdesemi për 1.773 qytetarë të Republikës së Kosovës edhe për kontestin e sigurisë për ta”, tha Bislimi.

-Advertisement-

Tutje ai tha se vendimi për reciprocitetin ka qenë vendimi më i mirë i mundshëm, pasi sipas tij, ia ka prishur të gjitha matematikat presidentit serb, Aleksandër Vucic.

“Është diskutuar për të gjitha opsionet, edhe për atë se cka do të ndodh në veri. Ka aq shumë elemente që i kemi fut në diskutim. Besoj shumë që vendimi që ne kemi nxjerrë, ka qenë vendimi më i mirë i mundshëm dhe I ka prishur të gjitha matematika të Vucic. Mendoj që qëllimi i Vucic ka qenë që duke llogaritur shumë që pala kosovare nuk do të lëshoj pej, të arrijë ta zhvendos debatin në Bruksel, nga barrikadat serbe te mosgatishmëria e Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës të bashkëpunoj e të koordinohet me BE-në”, tha Bislimi në rtk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera