Fokus

A u rrahën anëtarët e PDK-së? Flet Naim Fetahu

Autori: Anita Krasniqi 19:21 | 21 February 2019

Naim Fetahu, deri para pak ditësh ka qenë këshilltar i kryetarit të kuvendit Kadri Veseli.

Por ai më nuk e posedon këtë post,shkruan Gazeta inFokus.

Naim Fetahu për gazetën inFokus ka thënë se nuk është shkarkuar nga pozita e tij por ka dhënë dorëheqje.

-Advertisement-

“Nuk jam i shkarkuar, kam dhënë dorëheqje për çështje personale. Kam qenë i angazhuar për një kohë të caktuar nuk ka të bëj fare për shkarkim, kjo është e vërteta”, ka thënë Fetahu.

Fetahu shtoi se dorëheqja e tij erdhi për shkak të angazhimeve të tij të tjera.

Në media është raportuar se Betim Gjoshi, Çlirim Haziri e Trim Syla janë sulmuar fizikisht nga disa të afërt të Naim Fetahut.

Sipas raprtimeve kjo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ka ardhur si pasojë e një procesi zgjedhor për nënkryetar të fshatit Dobratin të Podujevës.

Si pasojë e kësaj kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shkarkuar disa persona, ndër ta edhe Naim Fetahun.

Por Fetahu për inFokus nuk e ka pranuar se ka ndodhur ndonjë incident i tillë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera