A u rrah nga protestuesit kryeshefi i Trepçës, flet kryetari i Këshillit Grevist
Autori: H. Smajli 16:06 | 18 October 2021
Minatorët e Trepçës po protestojnë që nga dita e premte në lidhje me disa kërkesa e pakënaqësi të tyre për të cilat ende si duket nuk u është bërë zgjidhje.
E për këtë nga protesta e sotme përballë Trepcës u raportua se është sulmuar fizikisht, ushtruesi i ri i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani.
Ndërsa kryetari i Këshillit grevist Ragip Istrefi, në një deklaratë për Gazetën Infokus nuk e ka mohuar dhe as pohuar që të ketë ndodhur kjo.
“Protesta ka filluar prej të premtes, nuk e di janë disa probleme tonat të minierës të punëtorëve të cilat kemi dashtë me i sqaruar mirëpo ka ndodhë ajo që ka ndodhë, aty brenda s’ka ndodh asgjë kanë qenë edhe dy policë brenda aty. Kemi bisedu sa kemi bisedu dhe jemi dalë kur kemi dalë policia na kanë rrethu neve në derë aty çka jemi kanë brenda, nuk e di kush kënd e ka sulmuar”, ka thënë ai.
Mirëpo sipas tij ai nuk ka parë asgjë dhe nuk ka parë as nëse është sulmuar dikush fizikisht, shkruan Gazeta Infokus.
“Për që është sulmuar kryeshefi nuk e di, brenda kam qenë me të në biseda janë ardhë policia aty kanë qenë policia aty kanë qenë kamerat në prezencë timen nuk është sulmuar askush. Knej ka qenë tollovi diçka por unë s’kam parë asgjë. Mandej për këtë nuk di çka me të thanë se mrena kam qenë”, ka përfunduar kryetari i Këshillit Grevist të Trepcës.
Kujtojmë se greva e protesta të tilla në Trepçë janë të shpeshta, por si duket kësaj here kanë përfunduar edhe në sulme fizike./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...