Lajme

A u pendua për marrëveshjen që ia mundësoi Kurtit të bëhet kryeministër, përgjigjet Isa Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 02 December 2021

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për përvojën e tij të gjatë në politikë dhe për marrëveshjet e ndryshme që kishte bërë sa ishte në poste të rëndësishme në vend.

I pyetur se a është penduar për ndonjë veprim politik gjatë gjithë kësaj kohe, Mustafa tha se u zu pak ngushtë.

Ai tha se kur kthehemi të shikojmë mrapa në të kaluarën, veprimet nuk janë gjithmonë ideale në politikë.

-Advertisement-

Ai përmendi disa nga marrëveshjet që kishte bërë me parti të ndryshme.

“Më zure pakëz ngushtë sepse kur kthehemi në perspektivë sepse kur kthehemi në të kaluarën në politikë verpimet nuk janë gjithmonë ideale. Asnjë veprim nuk bëhet më llogari qartaz se si do del më vonë”, tha Mustafa në Desku.

Tutje ai përmendi edhe marrëveshjen e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje për çka tha se nuk pendohet.

“Edhe për atë nuk pendohem sepse marrëveshja ishte ashtu, nëse VV del e para e merr kryeministrin, nëse LDK del e para e merr kryeministrin, i ka takuar. Mocioni i mosbesimit, mendoj se nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Tërheqja nga Qeveria ka qenë paralajmërim, sikur Kurti të mos e shkarkonte Veliun. Ka mundur të më telefonojë, ta sqarojmë gjendjen. Nuk mund të shkakrohet një ministër për një mendim që e ka shprehur”, tha Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera