“A u lodhe duke luftuar për lirinë, babi?- Dedikimi emocionues i vajzës së Jakup Krasniqit
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 21 August 2026
Gresa Krasniqi, vajza e ish- kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ndarë në rrjetin social TikTok një video emocionuese kushtuar babait të saj, shkruan Gazeta Infokus.
Krasniqi ka shpalosur përmes fjalëve një dhimbje të thellë, por edhe dashurinë dhe admirimin për babain e saj duke thënë se ka qëndruar përballë sfidave të mëdha të jetës.
Kransiqi përmes këtij mesazhi,ngre pyetje mbi dhimbjen, sakrificën, drejtësinë dhe forcën që i duhet njeriut për të vazhduar përpara, duke iu drejtuar vazhdimisht të atit me pyetjen: “A je mirë, babi?”
“A u lodhe, babi? Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqen për të mirën? Babi, a u lodhe duke shpresuar për liri?”, shkruan ajo.
Në mesazhin e saj, Gresa flet edhe për dhimbjen e padrejtësinë, duke pyetur se çfarë është e drejta dhe si mund të dallohet e mira nga e keqja.
“Sa dhemb liria, babi? Askush më mirë se ti s’di të përgjigjet. Sa dhemb e mira, babi, se ishe i mirë gjithnjë! Pse mirësia vret e ligësia triumfon?”, shprehet ajo.
Gresa ndalet edhe te plagët që, sipas saj jeta i ka shkaktuar të atit, duke pyetur se kush mund t’i shërojë ato dhe ku e gjen forcën për të vazhduar kur “e keqja mbulon botën”.
Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi? Do behesh 76 vjet shpejt, kur dhëmb shpirti e trupi si ja bën babi? “Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?”, shkruan ajo.
Në fund, ajo i drejtohet sërish babait me një pyetje të fuqishme: “A je i fortë, babi?”, duke përshkruar momentet kur shpirti thyhet dhe njeriu përpiqet të buzëqeshë edhe kur brenda vetes vajton.
Postimi i plotë:
A u lodhe babi?
Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqen për të mirën?
Babi a u lodhe shpeshuar për liri?
A u lodhe duke i dhënë forcë vetes për të vazhduar jetën për hir të tjetrit. Edhe sa duroka njeriu babi?
Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet.
Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë!
Pse mirësia vret e ligësia triumfon?
Çka është drejtësia babi?
Na thë të jemi të drejtë, po çfarë është e drejtë dhe çfarë jo? Si ta dallojmë të mirën nga e keqja?
Çfarë e dallon gëzimin nga hidhërimi?
A je mirë babi?
Kur nata vjen e je vet, çfarë të mundon babi?
Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi?
Do behesh 76 vjet shpejt, kur dhëmb shpirti e trupi si ja bën babi?
Ku e gjenë forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën?!
A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?
Thone koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?
A je i fortë babi?
Kur te thyhet shpirti e mposhtet zori i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?
@grese.k A u lodhe babi? Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën? Babi a u lodhe duke shpresuar për liri? A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit. Edhe sa duroka njeriu babi? Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet. Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë! Pse mirësia vret e ligësia triumfon? Çka është drejtësia babi? Na the të jemi të drejt, po çfar është e drejt dhe çfar jo? Si ta dallojm të mirën nga e keqja? Çfar e dallon gëzimi nga hidhërimi? A je mirë babi? Kur nata vjen e je vet, çfar të mundon babi? Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi? Do behesh 76 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bënë babi? Ku e gjenë forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën?! A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon? Thone koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron? A je i fortë babi? Kur te thyhet shpirti e mbasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?

T� tjera
-
Raportohet për dhun*imin e një gruaje në Graçanicë
Një rast i dhu*nimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën në Graçanicë....
-
Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkul...
-
“Sonte ora ka ndryshuar, ka filluar një shekull i ri”, Rikthehet mesazhi i Hashim Thaçit i vitit 2007 në prag të aktgjykimit në Hagë
Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në...
-
Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet
Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi ka dalë nga shtëpia ...
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë
Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesdit...
-
17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik
Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, p...
-
Kryesia e Kuvendit shqyrton sot agjendën e seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Sipas njof...
-
Katër komisione parlamentare mblidhen sot
Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme n...
-
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Ra...
-
Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve
Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë...
-
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell...
-
Sot vendoset për fatin e Thaçit dhe të tjerëve në rastin e ndërhyrjes së pretenduar te dëshmitarët
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...


































