Lajme

A u interesua qeveria për transferimin grupit të Kumanovës në Kosovë, flet Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 13 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme ka treguar se a është interesuar qeveria për transferimin e grupit të Kumanovës në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se transferimi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup.

“Po ashtu, procedura e transferimit fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai bëri të ditur se nuk është njoftuar për një kërkesë të tillë.

Ai tha se kanë pasur takime me Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, me të cilin është diskutuar edhe kjo çështje.

“Mirëpo, për çështjen e transferimit, siç thash edhe më herët rasti i Kumanovës ndodhet në Gjykatën Supreme”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera