A u “çmagjepsën” qytetarët e Kosovës nga kryeministri Kurti?

Autori: Gazeta inFokus
11:06 | 05 February 2023
“Kjo ambicie e tij dhe e qarqeve që e quanin ‘Babë’ është dëmtuar dukshëm prej se Kurti ka arritur të bëhet kryeministër”
Kështu na thotë filozofi dhe teoricieni politik, Shkëlzen Maliqi. i cili ka theksuar se te rasti kryeministrit Kurti nuk kemi të bëj për mitizimin dhe çimitzimin e tij, por për diçka tjetër, e, që është tendenca e krijimit të idolatarisë të personalitetit të një politikani që ka prirje populiste.
“Te rasti i Kryeministrit Kurti nuk mund të flasim për mitizimin dhe çmitizimin e tij, por për tendencën e krijimit të idolatrisë ose kultit të personalitetit të një politikani që ka prirje populliste dhe e lartëson veten, ose e lejon që këtë ta bëjnë adhuruesit dhe ndjekësit e tij, sikur ai e ka një rol të veçantë të udhëheqësit shpirtëror jo vetëm i subjektit politik në krye të të cilit është, konkretisht Lëvizjes Vetëvendosje!, por edhe të kombit në tërësi. Kjo ambicie e tij dhe e qarqeve që e quanin ‘Babë’ është dëmtuar dukshëm prejse Kurti ka arritur të bëhet kryeministër, p.sh. ka përjetuar fiasko përpjekja që lëvizja e tij të eksportohet në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore, dhe tani ka edhe shenja të zhgënjimit te aktivistët e Vetëvendosjes si dhe, më gjërë, te pjesa e 51.6 % të elektoratit që e pat votuar Kurtin, për kryeministër në shkurt të vitit 2021”, ka thënë Maliqi.
E sa i përket zhgënjimit të qytetarëve nga Kurti, Maliqi ka thënë se nuk mund të thuhet asgjë, pa bërë sondazhe të opinionit.
“Por sa i thellë është zhgënjimi nuk mund të thuhet pa bërë sondazhe serioze të opinionit. Në hulumtimet që i kam bërë më herët me ‘Qendrën Gani Bobi’, e kemi matur me saktësi ngritjen e Albin Kurtit, por aktualisht nuk jemi më aktiv me hulumtime, kështu që rezervohem në deklarim”.
Maliqi ka theksuar se edhe vetë Kurti e di, se ngritja meteorike, do të ketë edhe rënie me shpejtësi të njëjtë.
“Por, është një moment i vitit të kaluar që tregon tendencën e zhgënjimit të shpejtë me Kurtin dhe kultin e tij. Opinioni ynë e di këtë, madje e di edhe vetë Kurti, se ngritja meteorike e Lëvizje Vetëvendosje ka pësuar goditje të madhe në zgjedhjet lokale (tetori 2021), ku ‘koalicioni i shpresës’ i tij me Presidenten Vjosa Osmani, dështoi ta konfirmojë suksesin e arritur tetë muaj më parë. Në zgjedhjet lokale mbi 100 mijë votues të LDK-së, që e patën ndjekur ndarjen e Vjosa Osmanit nga Isa Mustafa dhe afrimin e saj me Albin Kurtin, u kthyen në votues të LDK-së së Lumir Abdixhikut”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se çka po dëmton imazhin dhe kultin e Kurit janë edhe largimet që po ndodhin të ish-aktivistëve dhe aderuesve të VV-së, të pakënaqur me sjelljen e tij si kryeministër dhe mospërmbushjen e premtimeve.
Sa i përket një çmagjepsje të popullit me të dhe një rreziku në gjendjen që mund të bie qytetari i zakonshëm, Maliqi na thotë se “Në politikë magjepsja, është më e rrezikshme se çmagjepsja, sidomos kur magjepsja është ndërtuar mbi idetë dhe premisat joreale”, pasi sipas Maliqit “në të vërtetë Kurti para dy vitesh fshiu në tërësi të kaluarën e tij të majtë ideologjike, duke ndryshuar edhe paraqitjet politike dhe pjesërisht gjuhën, por janë disa sende që nuk po mundet me i ‘përbi’, sidomos rreshtimin e sinqertë me SHBA-të. Tashti po kuptojmë se nuk ka qenë vetëm çështje anomizitetit kundërshtimi i marrëveshjes së Uashingtonit që e pat diktuar ekipi i ish presidentit amerikan Donald Trump”.
E sipas tij Kurti edhe administratën e presidentit, Joe Biden, është duke e mbajtur në të njëjtën linjë qëndrimi.
“Kurti po sillet njëjtë edhe me administratën e presidentit aktual Joe Biden, duke mos i miratuar kërkesat që të mos acarojë situatën në veri të Kosovës përderisa BE dhe SHBA po përpiqen që ta detyrojnë Serbinë që të pranojë marrëveshjen historike me Kosovën. Dhe protagonizmi i Kurtit ndodh në rrethanat e vorbullit të turbullirës gjeostrategjike pas luftës në Ukrainë, ku nga ai kërkohet që të rreshtohet me interesat e fuqive të mëdha. Pra, për Kosovën nuk është i rrezikshëm kulti i Kurtit sa protagonizmi i cili çon në kriza dhe situata konfliktuoze të panevojshëm, siç veproi me targat”, ka thënë Maliqi për Dukagjinin.
Ndërkaq, a pritet që qytetarët e Kosovës të ia dhurojnë edhe një mandat tjetër Kurti, Maliqi tregon se është ende herët të flitet edhe për një mandat të ri.
Pasi sipas tij, zhvillimet që po ndodhin në rajon dhe në botë janë të paparashikueshme se çka mund të sjellin në skenën politike.
Gjithashtu Maliqi tha se nuk është vetëm Kurti në skenën politike, “i kemi edhe akterët tjerë nga opozita që nuk janë gjithaq të zëshëm, por po e presin momentin që të dëshmohen të rreshtuar shumë më kujdesshëm se Kurti në anën e duhur të historisë”.
Sipas tij, nëse Kurti “vazhdon me idetë e veta të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë pa të cilët Kosova nuk ka mundur të pavarësohet, e as të lëviz përpara” nuk do të ketë ndonjë ftesë zyrtare nga Uashingtoni.
“Çmitizimi i Kurtit po ndodhë me një shpejtësi të rrufeshme. Ndryshe nga mitizimi i cili ngadalë ia mori plot 20 vjet aktivitet plot gënjeshtra, mashtrime, dhunë e vandalizëm, çmitizimi po ndodhë vrullshëm dhe brutalisht”.
Kështu na thotë analisti politik dhe sociologu, Shkodran Ramadani, duke i marrë parasysh vendimet e kryeministrit, Albin Kurti, në përgjithësi në kohën sa ishte në qeverisje me atë sa ishte në opozitë.
Sipas Ramadanit, nëpërmjet atij pozicioni (si opozitar), popullit të Kosovës jua premtonte “parajsën në tokë”.
Dhe me këto premtime Kurti në sytë e qytetarëve u pa si një “Messiah” (shpëtimtar) nga gjendja e “mjerueshme” të cilën po kalonte Kosova.
Sipas tij, Kurti u pa si një i tillë në zgjedhjet e fundit të cilat i fitoi dhe edhi në pushtet.
“Ai është parë si i tillë nga militantët dhe në zgjedhjet e fundit edhe nga votuesit e tij. Gjithashtu është ndihmuar shumë edhe nga qeveritë e paafta dhe të korruptuara. Qeveritë skandaloze dhe udhëheqësit shkurt pamës ia kanë lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë. Derisa në njërën anë kishim stagnimin, korrupsionin dhe dështimet, në anën tjetër shihnim Kurtin me premtime joreale, retorikë joshëse dhe një diskurs hipnotizues”, ka thënë Ramadani.
“Përmes një qasje të vrazhdë Albin Kurti i dha një kontrast polarizues që në një anë rriti pakënaqësinë me qeveritë e kaluara dhe në anën tjetër rriti militantizmin për të. Kjo çmagjepsje normalisht do të ketë pasoja. Cinizmi dhe indiferenca janë të pashmangshme në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Mirëpo në planin afatgjatë kjo hap rrugën për pjekuri politike qytetare. Qytetarët nuk do të bien më kaq lehtë pre e mashtruesve dhe e demagogëve. Pritshmëritë do të maturohen. Kur të djeg qumështi, i fryn edhe kosit, thotë një fjalë popullore”, ka shtuar ai.
Ramadani ka theksuar se pa një opozitë aktive, Kurti do të fitojë lehtë edhe një mandat tjetër.
“..do t’i lehtësojnë Kurtit edhe garën në zgjedhjet e ardhshme. Pa një opozitë aktive që denoncon çdo abuzim, Kurti do ta ketë të lehtë. Prandaj dinamizmi i angazhimit opozitar është i domosdoshëm”.
Pra, a mund Kurti që të marrë edhe një mandat, sikur herën e kaluar nëpërmjet aurës së një shpëtimtari, Ramadani na thotë “Messiah nuk do të ketë”.
Pasi sipas tij, “pas kësaj çmagjepsjeje, qytetarët do të maturohen. Kësisoj, ai që do të pasojë Kurtin si Kryeministër nuk do të jetë një Messiah, por një figurë e matur, racionale dhe konstruktive që ka respekt për kundërshtarët, për demokracinë dhe lirinë, që janë tepër të çmueshme për historinë dhe ekzistencën e shtetit tonë”.

Të tjera
-
Peci u intervistua si i dyshuar për hajni në Ministri, Kurti e lartëson si “më i miri dhe më i suksesshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lartësuar Ministrin në detyrë të Bu...
-
Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide
Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të...
-
Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ev...
-
Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve
Pas intervistimit për rreth 4 orë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci...
-
PDK thërret konferencë për nesër
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Sipas...
-
Abdixhiku: Një ditë në Kosovë do të dalin prokurorë që do të trajtojnë me guxim secilin akt korruptiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aks...
-
Haradinaj në 25-vjetorin e AAK-së në Pejë: Jemi gati që në zgjedhjet lokale t’i kthejmë qeverisjen që e meriton
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të...
-
BE-ja nis heqjen e masave ndaj Kosovës, por procesi mbetet i kushtëzuar
Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas paralajmëroi nisjen e he...
-
Kryeministrja italiane: E ardhmja është e lidhur ngushtë me SHBA-në, Evropa duhet të gjejë guximin për të eliminuar tarifat
Në fjalimin e saj në konventën e Shoqatës së Industrialistëve Italianë, Kryem...
-
“Paratë e vjedhura do kthehen cent më cent”, Abdixhiku reagon për intervistimin e ministrit Peci
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokati Çerkini
Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, e ka përfunduar...
-
Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën
Të enjten më 29 maj, komuniteti i biznesit do të organizojë një protestë, për...