Lajme

A u arrestua të martën apo jo, sqarohet Islam Pacoli

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 14 June 2018

Të martën u arrestua deputeti I Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli pasi dyshohet të ketë sulmuar një oficer të sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës por Pacolli e ka demantuar, shkruan GazetaFokus

Ai gjatë seancës së sotme tha se e gjitha inskenim pasi i është kërkuar të mos hy në objektin qeveritar dhe ai e ka respektuar atë.

-Advertisement-

“Dua ta sqaroj një rast që është përfol në medie, nuk është e vërtetë se e kam rrahur një polic është inskenim. E vërteta është se kanë kam deshtë të hy ne objektin qeveritar edhe pas verifikimit të kartës se deputetit më është kërkuar të kthehem mbrapa”, ka thënë Pacolli.

Lexo edhe: Arrestohet deputeti Islam Pacolli

“U bëjë thirrje medieve të mos bëjnë propagande se gjoja jam arrestuar kjo nuk është e vërtete dhe koha do ta dëshmoj këtë”, ka thënë ai.

Ai madje u ka bërë kërkesë punëtorëve të institucioneve të Kosovës të respektojnë ligjin.

“U kisha bërë thirrje të gjithë punëtorëve e që institucioneve të Republikës së Kosovës duhet të respektojnë ligjin e republikës së Kosovës”, ka shtuar Pacolli.

Dy ditë më parë Policia e Kosovë ka bërë të ditur se ka arrestuar një deputet pasi ka sulmuar një oficer sigurie në Ministrinë e Drejtësisë.

Lexo edhe: E konfirmon policia: Islam Pacolli sulmoi një oficer të sigurisë

“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qene ne kryerjen e detyrës  është sulmuar nga një deputet. Deri te sulmi dyshohet te ketë  ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar te zbatoj urdhrat e ligjshëm te dhëne nga oficeri policor. Policia ka filluar një hetim për sqarimin e  rrethanave te rastit, ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve te përfshira ne rast. Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij përderisa policia është ne përpjekje për te kontaktuar edhe deputetin e involvuar ne rast.” kanë thënë nga Policia e Kosovë për GazetënFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera