A tentoi Fjolla Morina t’i rrëmbente milionerin Morena Tarakut
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 19 June 2019
Fjolla Morina dhe Morena Taraku, dy mikeshat e showbiz-it kosovar kanë hyrë në konflikt për shkak të një mashkulli.
Pas ndarjes së bujshme të milionerit iranian Sasha Sobhan, me të cilin Morena ka pasur një romancë të dhimbshme, ai u pa në shoqërinë e mikeshës së saj më të mirë, Fjollës.
Pavarësisht ndarjes, Sasha fitoi simpatinë e kosovarëve, duke marrë ftesa të shumta për të ardhur në Kosovë dhe në një prej këtyre netëve, ai u filmua tek argëtohej me Fjollën.
Mediat e Kosovës folën për një histori të re të tij me mikeshën e Morenës, në kohën kur ata ende nuk ishin ndarë përfundimisht. Këngëtarja Fjolla Morina, e ftuar së fundmi në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, u pyet në lidhje me imazhet që qarkulluan në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej në shoqërinë e Sasha Sobhanit, i njohur si ish-i dashuri i Morena Taraku
Fjolla tregoi se atë natë me të kishte qëndruar vetëm pesë minuta, duke theksuar se ai është një mashtrues dhe gënjeshtar, pasi, siç thotë ajo, Sasha nuk është aq i pasur sa thotë. Me të dëgjuar këtë deklaratë, iraniani Sasha Sobhani ka reaguar me një sqarim në “InstaStory”, të cilën e ka shkruar të gjithën në shqip.
Ai e ka nisur shkrimin, duke thënë se Fjolla duhej të ishte këngëtare dhe jo aktore, pasi, sipas tij, është ajo që nuk po thotë të vërtetën. “Fjolla Morina duhet të kishe vazhduar për aktore, jo këngëtare… ti e di mirë që je shumë e vogël për të më quajtur ‘mashtrues’, gjithsesi, ti e di mirë nga të gjithë se si është e vërteta. As nuk e dija kush je, as nuk më ka interesuar ta di, e as nuk më intereson. Nuk bën pjesë te gustot e mia, je shumë plastikë, mos ji kaq shumë false kundrejt ‘shoqeve’ të tua… këtë herë po e mbyll, njëherë tjetër do të publikoj të gjitha sms-të dhe videot që më ke sjellë, kështu do e kuptojnë se sa shoqe e sinqertë je dhe sa e sinqertë je si person. Mirupafshim!”, ka shkruar Sasha Sobhani në “InstaStory”.
Pasi këtij statusi, ai ka publikuar edhe disa mesazhe të shkëmbyera me Fjollën, ku ndër të tjerash shihet se si me përkëdheli këngëtarja i drejtohej iranianit ndërsa i uronte ditëlindjen. Ndërsa Morena, e cila është vendosur në Turqi ku po xhiron për një serial turk, ende nuk ka reaguar në lidhje publikisht për flirtin e shoqes me ishin e saj milioner.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...