A TË INTERESON JETA JOTE !
Autori: Doruntina Grulaj 18:28 | 09 November 2020
Shkruan : Doruntina Grulaj
Gjatë procesit të jetës fillimisht ne jemi “ tabula rasa “ si një fletë e bardhë më pas vazhdojmë plotësojmë atë, jo gjithmonë sipas dëshirës dhe vullnetit tonë. Ka shumë implikime rrugëtimi i jetës nëpër të cilin kalojmë dhe kërkohet përgjegjësi nga ne që vendimet ti marrim vet duke qëndruar me mendje të kthjellët, por a ndodh kjo çdoherë padyshim se jo. Pikërisht këtu edhe nis çrregullimi i njeriut i cili humb interesimin e tij për jetën nga një ngjarje, ndodhi apo krizë ai dorëzohet para çdo përballje tjetër pastaj të tjerët veprojnë me të si të duan.
Duke u munduar të jemi ata që jemi ne shpesh degradojmë derisa na shfaqet një pamje tjetër e jona, atëherë lind dyshimi ; Jam i tillë apo veprova ashtu se duhej, veprova drejt apo kërkohej ky veprim si mbrojte kundërsulmi? Pastaj ndodh shpesh herë me disa njerëz sillemi aq mirë derisa na e marrin për dobësi, këtu dallojmë dhe kuptojmë se kjo është çështje e karakterit të personit që kemi të bëjmë jo se ne jemi të këqinjë. Prandaj kemi arritur në një pikë ku asnjëri s’mund ta njoh tërësisht tjetrin.
Jetojmë në një kohë kur lirisht mund të themi që një pjesë e madhe e njerëzimit s’mendon tjetër veç paranë, për qëllime luksi, jetë të shfrenuar dhe të manipulojë me tjerët. Ne përballemi thuajse çdo ditë me njerëz të tillë që aktrojnë duke u shfaqur para nesh në ata që nuk janë derisa shfaqet karakteri tyre i vërtet!
Njerëzit e sinqertë në këtë jetë kaosi rrallë mund të jenë rehat me të tjerët sepse ata luftojnë shumë padrejtësi që një pjesë e madhe tjetër e shoqërisë lajthitet nga ato, si psh. u binden lehtë, nuk janë të besueshëm, pranojnë edhe favore të ndryshme qoftë pune, bashkëpunimi, apo edhe në raportin ndjenjë dashurie.
Njerëzit e drejtë vërtet heqin më shumë por, ata janë të fortë falë vetëbesimit optimizmit që kanë arrijnë kënaqen me jetën, veprimet e tyre dhe nuk shtiren para askujt. Kur hasin në padrejtësi ata janë reagues të shpejtë dhe të prerë në vendime, ofrojnë ndihmë pa hezituar janë altruist me tjerët, qëllimi tyre mbetet lumturia parë si esenca e jetës dhe si shoqërim ata duan ta kenë ndërgjegjen e qetë dhe vazhdojnë i buzëqeshin jetës i gëzohen asaj me çdo peripeci që ka.
Njeriu i sinqertë jep kontributin e tij që të bëjë një shoqëri më të mirë për të gjithë, por kur has shumë padrejtësi sheh se është rrethuar me njerëz që përcjellin energji negative, kur sheh se ata nuk ja duan suksesin as të mirën fillon e vendos të bëjë seleksionime të shumta në rrethin e tij, kur merr këto masa pak kohë ai qëndron më shumë vetëm derisa me këtë veprim ai ruan gjendjen emocionale dhe mendore të tij që mos të ushqehet me negativitet as mos të kthej të keqen me të keq, thjeshtë në heshtje i lejon të shkojnë ata që tentuan ta dëmtojnë, dhe vazhdon drejtimin e tij duke qenë i interesuar për veten dhe jetën.
Të tjera
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...