Lajme

A (s’)kaloi Trust-i në Komision? Flet Bekim Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 08 December 2022

Një konfuzion u shkaktua në opinionin publik pasi Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, tha se Projektligji për Trust-in “nuk ka kaluar”. Kjo, sipas tij, për shkak se me Rregulloren e re të Kuvendit, do të duhej të ishin pesë vota “për” dhe jo katër, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Bekim Haxhiu nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK dhe Mërgim Lushtaku nga PDK, të mërkuren lajmëruan se Projektligji për Trust-in mori miratimin në Komision dhe si rrjedhojë do të shkojë për shqyrtim në Kuvend.

Muja – i cili tashmë konsiderohet si “bllokuesi i Trust-it” nga kërkues të shumtë (21 mijë nënshkrues qytetarë të iniciativës) – megjithatë, deklaroi prerazi se “nuk ka kaluar Trusti në Komision”

-Advertisement-

A ka kaluar Trusti prej Komisioni në Kuvend, apo nuk ka kaluar?

Haxhiu deklaratën e Mujës se “nuk ka kaluar” e ka quajtur “trazim të opinionit publik dhe qytetarëve”. Se çështja ka kaluar, Haxhiu e merr për punë të kryer.

“Kështu u votua dje PRO Projektligji për Trustin, në mbledhjen e Komsionit për Buxhet, Punë dhe Transfere kryetari dhe anëtarët e Komsionit konstatojnë se Projektligji KALON në votim në Komision”, ka thënë Bekim Haxhiu për Reporteri.net.

“Pas vendimarrjes në Komision deklaratat individuale janë për konsum politik për trazim të opinionit publik dhe të qytetarëve”.

Decidiv shprehet deputeti i PDK-së. “Vendimarrja e Komsionit nuk ndryshohet me deklarata”.

Si votuan anëtarët e Komisionit?

Për këtë projektligj votuan “Pro” Mërgim Lushtaku (PDK), Avdullah Hoti (LDK_, Duda Balje (Grupi 6+) dhe Ferat Shala (PDK).

Kundër këtij projektligji votuan Armend Muja (VV), Jeta Statovci (VV) dhe Enver Haliti (VV).

Ndërsa abstenuan Visar Korenica (VV) dhe Eman Rrahhmani (VV).

Një inciativë qytetare që ka marrë 21 mijë nënshkrues është dorëzuar për të lejuar tërheqjen e deri në 30% të mjeteve të Trust-it për shkak të situatës së rënduar ekonomike në vend.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e lejoi të kalojë këtë inciativë në qershor duke argumentuar se do të rrënohej sistemi pensional i vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera