Lajme

A shkoi Osmani në Spanjë me pasaportë të Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 07 October 2023

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka demantuar lajmet në Serbi se presidentja Osmani ka udhëtuar në Spanjë me pasaportë të Serbisë.

Vela në një postim në rrjetin social X shkruan se fokusi kryesor politik i Serbisë është përhapja e gënjeshtrave për presidenten Osmani.

“Për herë të parë një Presidente e Kosovës udhëtoi në një ngjarje zyrtare në Spanjë dhe ajo u trajtua si të gjithë krerët e tjerë të shteteve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian.

-Advertisement-

Presidenti ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës”, shkruan Vela.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera