Lajme

A rrezikohet siguria kombëtare, kur Neotel nga Maqedonia “blihet” nga “Telekom Serbia”, prej nga Posta e Kosovës është furnizuar me internet?

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 October 2023

Rrjeti i Telekom Serbia mund të shtrihet edhe më tej në rajon, pasi që edhe përmes kompanisë ‘simotër’ të saj MTEL ishte raportuar gjatë këtij viti në mediat në Maqedoni të Veriut dhe Serbi se po blinte operatorin maqedonas Neotel.

Sipas lajmeve në gjuhë maqedonase dhe serbe marrëveshja është kryer dhe tashmë ajo në fakt do të duhej të hynte në fuqi nga muaji shtator, por megjithatë deri tash nuk ka asnjë informatë zyrtare se marrëveshja është finalizuar.

Referuar disa shkrimeve të mediave në rajon të publikuara në muajin qershor e korrik të këtij viti kishin mbetur vetëm të finalizoheshin pëlqimet dhe miratimet e rregullatorëve dhe komisioneve kompetente për finalizimin e asaj marrëveshjeje.

-Advertisement-

Këto shkrime kishin raportuar se ‘Telekom Srbija’ ishte dakorduar për blerjen e Neotel në mars të këtij viti.

Me blerjen nga ‘Telekom Serbia’, përkatësisht MTEL, do të merrte të gjithë infrastrukturën, shfrytëzuesit, të drejtat dhe obligimet e operatorit maqedonas.

Siç kujtonin mediat, ‘Telekom Srbija’ hyri në tregun e Maqedonisë së Veriut në vjeshtën e vitit 2021, fillimisht me paketat televizive mSAT, dhe më vonë me shërbimet mobile.

Por, cilat janë lidhjet e Kosovës dhe këtyre operatorëve në rajon?

Siç merr vesh Telegrafi, Posta dhe Telekomi i Kosovës në mesin e shumë operatorëve ka përdorur edhe internetin nga kompania maqedonase Neotel, kompani kjo që mund të jetë apo tashmë është pjesë zyrtare e Telekom Serbia. E kjo a do paraqiste cenim të sigurisë kombëtare të Kosovës si dhe e të dhënave personale?

Për këtë, Telegrafi ka kontaktuar më PTK-në për të parë se a kanë ende ata marrëveshje në fuqi me operatorin maqedonas Neotel dhe se a janë në dijeni për këto raportime për blerje e shitje mes kësaj kompanie dhe asaj serbe shtetërore.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër Telegrafi ka provuar të jetë në kontakt edhe me kompaninë maqedonase Neotel për të parë se a është finalizuar marrëveshja për të cilën kishin raportuar mediat në gjuhën maqedonase dhe serbe gjatë muajve të ndryshëm këtë vit.

Telegrafi, do të sjellë informata dhe detaje tjera po sa ketë përgjigje zyrtare.

Dhe këto informata ndoshta nuk do të kishin rëndësi për Kosovwn, nëse nuk do të përmendej fakti se njëri nga operatorët që operojnë në vend , të mos furnizohej me internet nga Neotel.

Pra, bëhet fjalë për Operatorin Vala, i cili është një ndër operatorët në Kosovë përmes së cilit komunikojnë mijëra qytetarë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera