Lajme

“A rob’t jua q***.”, gjuhë joparlamentare u përdor në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 28 April 2023

“A rob’t jua q***.”, “Mos u mundoni t’i bëni argat Vuçiqit”, “Që ka paaftësi në të menduar kjo është e dukshme.” “pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi”, “Po më vjen keq për frustrimin tënd…”, “Mbylle gojën, mbylle gojën se unë po flas, tani dil ti, e unë të thashë tash mbylle gojën, mjaft më!”, “Para një muaji ishte strukur këtu si pulë…”, “Është si me lyp prej qorrit sy…”, “Turpi i diplomacisë kosovare.”, “Unë nuk muj me fol serbisht se s’di. Po vazhdoj shqip.” ‘’Foli në serbisht, por ndoshta edhe e ka mendu n’serbisht.” “Foli palidhje, nuk tha kurgjo.”

“Me ardhë sot me i ndëgjua këta e me u bë na spektatorë dhe fjalimeve të kalamajve që kanë dal prej çerdhes e kanë ardhë këtu me na shit qallëm”. “Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin!”, “Trego çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti je me të në tavolinë tash.”, kanë qenë disa nga fjalitë që deputetët dhe kabineti qeveritar i ka shkëmbyer ndërmjet veti gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Gjuha e tillë e përdorur nga ana e deputetëve dhe nga ana e kabinetit qeveritar është kritikuar edhe nga organizata e individë që në mënyrë direkte ose indirekte janë prekur nga ana e këtyre fyerjeve.

-Advertisement-

Këto gjetje janë publikuar të premten në raportin e titulluar: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, me autor Naim Jakaj. Ky raport është realizuar me mbështetjen e” Rockefeller Brothers Fund”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit, Shoqata e të Verbërve kishte reaguar ndaj gjuhës ofenduese të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Ky i fundit kishte përdorur fjalinë: “Është si me lyp prej qorrit sy”, e cila kishte nxitur reagimin e shoqatës. Për këtë shoqatë, është shqetësuese dhe e dhimbshme kur një gjuhë e tillë përdoret nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve.[5] Në lidhje më fjalën e përdorur nga ana e deputetit Dimal Basha, ky i fundit kishte kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

Gjuha e tillë e përdorur në Kuvendin e Kosovës, polarizimi i skajshëm ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe po ashtu ndërmjet deputetëve dhe kabinetit qeveritar, ishte kritikuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022.

Në këtë raport thuhet se gjatë vitit 2022, puna e Kuvendit të Kosovës është përcjellë nga një atmosferë e polarizuar politike, gjë që kishte ndikuar në rolin e dobët të Kuvendit si një vend i përfaqësuesve që ata të jenë shembull për dialog politik konstruktiv dhe për ndërtimin e konsensusit veçanërisht për tema jetike për vendin.

Kuvendi i Kosovës, në korrik të vitit të kaluar ka miratuar Rregulloren e re të Punës, ku në Nenin 129 të saj parashihet miratimi i Kodit të Sjelljes së deputetit, por një kod i tillë ende nuk është miratuar.

Në këtë aspekt, Kuvendi sa më parë duhet të nisë procedurat për draftimin dhe diskutimin me palët e interesit të një kodi të sjelljes për deputetë. Ky kod do të duhej që mjaftueshëm të përshkruajë natyrën e përgjithshme dhe të veçantë të sjelljeve jo parlamentare të deputetëve.

Miratimi i një kodi të tillë do të shprehte vlerat e përbashkëta dhe parimet kryesore të cilat do ta orientonin dhe vlerësonin sjelljen e deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera