Lajme

A pritet të ketë ndryshim të masave anti-Covid në Kosovë, flet ministri Latifi

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 16 April 2022

Situata epidemiologjike me COVID në Kosovë është e qetë dhe numri i pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore me këtë sëmundje ka rënë ndjeshëm.

Vende evropiane kanë lehtësuar ndjeshëm masat, e fundit Greqia, që paralajmëroi se prej 1 majit do t’i kthehet pothuajse normalitetit. Por, në një tjetër vend situata është ndryshe. Banorët e Shangait po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron.

Gjithsesi, në Kosovë ende janë në fuqi masat që janë marrë më 1 mars dhe ato nuk pritet të lehtësohen më tej.

-Advertisement-

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë për KosovaPress që momentalisht nuk do të ketë ndonjë ndryshim të masave, por që situata është duke u ndjekur me vëmendje.

“Tash për tash (masat) kanë me mbet kështu siç janë. Siç po shihet vendet e ndryshme janë në telashe me COVID-in, shembull sa mësova para dy ditëve se Filadelfia i ka vendosur maskat brenda në çdo vend, i ka bërë mandatore. Neve na duhet me pa se si po rrjedhë çështja me zhvillimin e COVID-it”, tha shkurt Latifi.

Sipas të dhënave të fundit, nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 499.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera