A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 20 August 2024
Një studim i Universitetit të Floridës dhe të Harvardit, ku bazohet dhe AgroWeb.org, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar shumë polemika mbi rolin e kafesë tek gjumi.
Deri më tani besohej se pirja e kafesë në mbrëmje shkaktonte probleme me gjumin, por ky studim i ri i publikuar më herët në gusht thotë të kundërtën.
Në studim morën pjesë 785 njerëz. Ata u mbikëqyrën për plot 5164 ditë dhe netë.
Studiuesit mbajtën shënim përdorimin e kafesë, alkoolit dhe nikotinës.
Pjesëmarrësit në studim u pajisën me një pajisje elektronike që u vendos në kyçin e dorës, falë së cilës, studiuesit mund të kishin një panoramë më të qartë të cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit.
Asnjë Lidhje Mes Kafesë Dhe Parametrave Të Gjumit
Të dhënat e studimit treguan se nikotina dhe alkooli kanë një ndikim shumë negativ tek fjetja.
Mjafton të pini një cigare para gjumit dhe do ju duhen plot 42 minuta që të jeni në gjendje të flini.
Kafeina nga ana tjetër nuk prodhonte asnjë efekt anësor në cilësinë e gjumit apo kohëzgjatjen e tij.
Kjo mbikëqyrje kaq e gjatë e përdoruesve të kafeinës, nikotinës dhe alkoolit nuk nxori në pah asnjë lidhje mes pirjes së kafesë dhe parametrave të gjumit.
Gjetjet e studimit ishin befasuese për komunitetin shkencor sepse deri më tani besohej fort se kafeina kishte aftësi të bllokonte disa substanca në tru që janë përgjegjëse për gjumin.
Pikëpamjet mbi rolin e kafeinës tek gjumi janë disi kontradiktore dhe ndikimi i saj varion nga individi tek tjetri.
Për shembull, ka njerëz që mund të pinë kafenë pa u trazuar në mbrëmje dhe e bëjnë gjumin top.
Ka njerëz që nuk flenë dot siç duhet vetëm sepse kanë pirë kafe pasdite.
Deri më tani, studiuesit pretendonin se nëse kafeja pihet deri në 3 orë përpara se të shkoni në shtrat, ajo do t’ju prishë gjumin.
Si Të Mbani Nën Kontroll Konsumin e Kafeinës
AgroWeb.org ju këshillon që nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës konsumojeni atë deri përpara orës 14:00
Sasia e filxhanëve të kafesë duhet kufizuar në 4 në ditë.
Mëngjesi është periudha e duhur për pirjen e kafesë ndërsa më vonë gjatë ditës, mund ta zëvendësoni atë me çaj.
Të tjera
-
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë
Pjetër Shala përmes mbrojtjes së tij ka kërkuar nga Paneli gjyqësor që të mos...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm ndaj zyrtarit policor
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për sulm ndaj n...
-
Kurti: S’mund të gjesh një kompani zvicerane që nuk e ka një kosovar në të
Kryeministri Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, tha se Zvic...
-
Dosti i Hysen Durmishit që përfitoi disa tenderë milionësh gjatë Qeverisë Kurti pranon fajësinë në gjyqin për mashtrim e keqpërdorim në prokurim publik
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të mërkurën, i akuzuari Bujar Shabani, drej...
-
Bedri Hamza jep një lajm të mirë për punëtorët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë p...
-
KEDS: Disa pjesë të Kosovës ende pa furnizim me rrymë për shkak të motit
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë me dije...
-
Osmani: Forumi për Gratë…, dëshmi e fuqizimit të Kosovës në barazi gjinore e siguri kombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor para Kuvendit t...
-
Osmani: Drafti i Asociacionit t’i lihet ShBA-së, jo dikujt që nuk beson në pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e K...
-
Orav e Hovenier në Kuvend për ta dëgjuar adresimin e Osmanit
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasadori i Amerikës, Jeff ...
-
Osmani: Më 24 shtator 2023, Afrim Bunjaku me shokë i treguan Serbisë që Kosova s’ka asnjë pëllëmbë toke për të falur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj vjetor në Kuvend k...
-
“Bashkëpunimi me ata që na ndihmuan nuk është nënshtrim” Osmani me kritika të forta për qeverinë
Marrëdhënia e qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, është një prej te...
-
Presidentja Osmani: Binomi Ibrahim Rugova e Adem Jashari, bazament i themeleve të forta të shtetit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovë...