Lajme

A po vepron ilegalisht Gjykata Speciale sipas Klinakut

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 26 October 2020

Kryesuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se Gjykata Speciale është ilegale dhe nuk mund të vazhdojë pa mandat.

Sipas tij, pa asnjë rregull po i burgosë njerëzit, këto komente Klinaku i bëri në emisionin “Frontal” në T7.

“Ilegalisht i ka burgosur personat dhe ilegalisht është duke vepruar. Kur s’ka mandat është ilegale”, tha ai.

-Advertisement-

“Po e shkelë Kushtetutën në momentin që i ka skadu mandati 5 vjeçar, kjo tregon se i ka skadu mandati dhe është duke vepruar ilegalisht”, tha ai më tej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera