Sport

A po transferohet Philippe Coutinho në Aston Villa? Flet Steven Gerrard

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 06 January 2022

Trajneri i skuadrës së Aston Villas, Steven Gerrard, i ka komentuar raportimet e mediave që Philippe Coutinho është afër të rikthehet në Premierligë te ekipi që ai e drejton, shkruan Gazeta inFokus.

Gerrard ka thënë se mesfushori brazilian është lojtar fantastik dhe e quajnë magjik për diçka.

Me pas ai shtoi se kur të ketë diçka konkrete tifozët do ta marrin vesh të parët.

-Advertisement-

“Është lojtar fantastik, e quajnë magjiku për diçka. Flitet për shumë emra… kur të ketë diçka konkrete tifozët tanë do të marrin vesh të parët”, ka thënë Gerrard.

Philippe Coutinho nuk është i kënaqur me minutazhën në Barcelonë dhe kësisoj ai më shumë gjasë do të huazohet te Aston Villa gjatë këtij afati kalimtar të janarit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera