Lajme

A po tenton Rusia ta vrasë presidentin e Ukrainës?

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 25 February 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të premten se Rusia është duke planifikuar që ta vrasë atë dhe se grupet sabotuese të armikut tashmë ndodhen në kryeqytetin e vendit të tij, në Kiev.

“Armiku më ka identifikuar mua si cak numër një. Familja ime është caku numër dy. Ata duan që ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke e shkatërruar kreun e shtetit”, tha presidenti ukrainas.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore tha: “Qëllimi strategjik qartazi është zëvendësimi i qeverisë së Zelensky-t dhe kontrolli i plotë i vendit”, shkruan Financial Times, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

Banorët e Kievit u zgjuan të premten nga shpërthimet që ndodhën pak pas orës 4. Raportohet se automjetet e blinduara të ushtrisë ruse kanë hyrë në distriktin verior të Kievit, Obolon.

Zyrtarët perëndimorë thanë se rezistenca më madhe sesa që është pritur e Ukrainës ngadalësoi dy objektiva kyçe të Rusisë – rrethimin e Kievit dhe kapjen e qytetit tjetër, Kharkiv, që është i dyti në Ukrainë për numër popullsi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera