Lajme

A po shtyhen zgjedhjet e 17 tetorit? – Osmani pret në takim pasdite krerët e partive

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 13 September 2021

Presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar për sot në takim, përfaqësuesit e partive parlamentare ku pritet të diskutohet për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Lidhur me këtë takim, partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, megjithatë, opozita po e kundërshton me çdo kusht opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve të 17 tetorit.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s po e vlerësojnë si suspendim të demokracisë shtyrjen eventuale të zgjedhjeve.

-Advertisement-

Madje ftesa drejtuar partive politike për këtë takim nga shumëkush po vlerësohet si favor që po i bëhet partisë në pushtet nga ana e presidentes.

Vet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në një intervistë e kishte nxjerrë në publik idenë për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të situatës me pandeminë.

Në anën tjetër, pikërisht në kohën e pandemisë janë mbajtur edhe zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Zyrtarë të afërt me presidenten kanë thënë se Vjosa Osmani nuk do të marr vendim arbitrar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Takimi i ftuar për sot do të mbahet nga ora 17:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera