Lajme

A po shkon Doarsa Kica-Xhelili në LDK?

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 01 September 2022

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se një deputete si Doarsa Kica-Xhelili është nder që ta ketë në partinë e tij.

Abdixhiku tha se Kica-Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha për njerëz të mirë si ajo, LDK-ja është e interesuar t’i ketë në parti.

-Advertisement-

“Deputetja Doarsa Kica Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Është profesionale e përgatitur që shtyn interesa shoqërore të gjitha niveleve. Do të ishte nder për secilën parti që ta ketë në radhët e veta një deputete si ajo.

Njerëzit më të mirë që i ka Kosova jemi të interesuar t’i kemi në parti”, tha Abdixhiku në T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera