Lajme

A po shkelet privatësia kur publikohen targat e veturave që po bëjnë shkelje në komunikacion?

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 24 June 2021

Përgjigje për këtë kanë dhënë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, e që për momentin nuk ka asnjë ankesë nga qytetarët.

Ngasësit e automjeteve pos Policisë së Kosovës, po vëzhgohen edhe nga qytetarët.

Këta përmes fotografimit po i raportojnë shkelësit në komunikacion.

-Advertisement-

Kjo fushatë u mirëprit në publik, mirëpo pati edhe dilema.

Këto dilema bazohenin në ligjshmërinë e publikimit të targave të shkelësve të rregullave në komunikacion.

E institucioni që merret me mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë ka treguar që në këto raste nuk ka ndonjë shkelje të privatësisë.

Nga kjo agjenci kanë treguar se të gjithë qytetarët mund të parashtrojnë ankesë, mirëpo përgjigjja është e njëjtë për ta.

Që nuk ka shkelje të privatësisë në këto raste, e thonë edhe njohësit e komunikacionit.

Kjo fushatë sipas Ahmetit mund të përvetësohet akoma më shumë, duke marrë shembull edhe shtetet më të zhvilluara në Evropë.

Policia e Kosovës me anë të raportimit të qyetetarëve ka shqiptuar një mori gjobash, duke mos anashkaluar edhe vetë zyrtarët policorë./T7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera