A po rrezikohen institucionet e Kosovës nga sulmet kibernetike?
Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 09 September 2022
Tri ditë më parë, Qeveria e Kosovës njoftoi se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.
Por, nuk kanë specifikuar se cilat.
Megjithatë, sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”, shkruan Front Online.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se sulmi ka ardhur nga jashtë Kosovës, por nuk ka dhënë detaje se prej cilit vend.
Por, a është Kosova imune ndaj sulmeve kibernetike?
Njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë për Front Online se as shteti jonë nuk është imun ndaj këtyre sulmeve, njëjtë sikurse janë edhe vendet e tjera në botë.
Ndërsa, pavarësisht kësaj deklaron se institucionet e vendit nuk janë të rrezikuara nga këto sulme.
“Për momentin unë mendoj se nuk është duke u rrezikuar siguria e institucioneve të Kosovës sepse deri më tani me përgjegjësi të plotë i kanë mbrojtë faqet”, është shprehur Islami, për Front Online.
Sipas tij, në këtë drejtim Kosova duhet të punojë ende që mos t’u krijohet hapësirë hakerëve të ndërmarrin veprime që do të ishin të dëmshme për vendin.
“Duhet të punohet më tepër në ëeb faqet e institucioneve të vendit në mënyrë që të mos lejohet hapësirë dhe zbrazëtirë që të futen hakerët dhe ti bllokojnë faqet”, ka thënë ai.
Kurse, ka treguar se nga cilat shtete mund të rrezikohet Kosova më shumë.
“Nga të gjitha ato shtete të cilat konsiderohen jo mike, pra ato të cilat e kundërshtojnë shtetin e Kosovës mund të vijnë. Mund të presim hakime qoftë nga Irani, mund të ketë nga Kina, Rusia e vende të tjera”, ka pohuar Islami.
E, miratimin e projektligjit për siguri kibernetike në Kuvendin e Kosovës, po e kërkon njohësi tjetër i sigurisë Drizan Shala.
“Në aspektin legjislativ Kosova nuk qëndron keq në raport me rajonin, por prapë se prapë duhet sa më parë që është e mundur të procedohet në Kuvend projektligji për siguri kibernetike dhe të votohet për lexim të parë dhe të dytë, dhe jetësimi sa më parë i strategjisë kombëtare për siguri kibernetike 2023-2028 që kështu të jemi në trend me kërcënimet e mundshme dhe rreziqet që i kanosen sigurisë nacionale të vendit”, ka thënë Shala, për Front Online.
Ai, ka treguar edhe sa ka kapacitete Kosova për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.
“Institucionet e sigurisë së vendit mund të themi që i kanë të gjitha kapacitetet humane dhe teknike për të garantuar qëndrueshmëri në funksionimin institucional të institucioneve të vendit”, është shprehur Shala.
Front Online, për këtë çështja ka dërguar pyetje edhe në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Kosova ka qenë cak i sulmeve kibernetike edhe më herët.
Në fund të vitit 2018, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se janë përballur me sulme të tilla.
Ndërsa, Ministria e Brendshme ka qenë cak i sulmeve të tilla edhe në shkurt të këtij viti.
Në muajin korrik, cak i sulmeve kibernetike ka qenë edhe Shqipëria, e cila ka pësuar bllokadë totale të ueb-faqeve qeveritare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 7 shtator se përgjegjës për këtë sulm është Republika Islamike e Iranit.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...