Fokus

A po respektohen vendimet e Qeverisë Kurti për Koronavirusin në veriun e Kosovës

Autori: Halil Berisha 09:35 | 17 March 2020

Edhe veriu i Kosovës pjesë kjo e banuar me shumicë të komunitetit serb është duke respektuar vendimet e Qeverisë Kurti për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit të ri.

Këtë për gazetën inFokus e bëri të ditur zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Hoti tha që me ndihmën edhe të inspektorëve por edhe vetëdijes së vet qytetarëve po respektohen vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

“Po, në rregull është cdo sen, jemi në zbatim të urdhëresave, nuk ka shkelje e edhe vetëdija vjen në shprehje, i kemi kryer të gjitha punët në asistencë të inspektorëve komunal, lokalet hotelerike nuk ponojnë, bizneset individuale po vazhdojnë punën por me kujdes të shtuar. Mësimi, as ai nuk po mbahet që nga e premtja”, ka deklaruar Hoti për gazetën inFokus.

Qeveria e Kosovës mori një sërë vendimesh ndër to edhe ndalja e mësimit dhe mbyllja e bizneseve sidomos atyre hotelerike në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja e Koronavirusit.

Ndërsa, deri tash, raste me COVID-19 në Kosovë janë 16./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera