Lajme

A po përfundon pandemia? Në pesë spitale të Kosovës nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 13 March 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në pesë spitale të përgjithshme Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacientë për trajtim spitalor nga Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë njoftuar se nuk kanë pacientë me Covid-19.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me Covid-19.

-Advertisement-

Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 11 pacientë

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

-Spitali i Pejës, 1 pacient

-Spitali i Gjilanit, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera