Lajme

A po paralajmëron Hoti shkarkimin e bordeve të tjera?

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 19 February 2020

Në mbledhjen e të mërkurës të “Qeverisë Kurti” është bërë shkarkimi i bordit drejtuese të Telekomit të Kosovës.

Mirëpo ky si duket nuk do të jetë shkarkimi i fundit i kësaj qeverie.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të analizohen raportet e auditimit edhe të bordeve të tjera të ndërmarrjeve publike shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kështu ndaj tyre Hoti ka deklaruar se do të merret vendimet meritore.

“Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto ndërmarrje”, ka shkruar Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera