Opinione

A po ndjehemi të sigurt të jetojmë në Kosovë?

Autori: Emin Ahmeti 11:34 | 16 November 2019

Trafiku, armët ilegale dhe droga janë tri dukuri në rritje, si shumë të rrezikshme që nuk po i lënë familjet në Kosovë të jenë të qeta.
Trafiku po i merr jetën shumë qytetarëve. Cdo ditë ballina e mediave mbushet me lajme të aksidenteve në trafik.

Këto aksidente përfundojnë me dëme materiale, lëndime fizike, e fatkeqësisht në shumë raste edhe me humbje jete. Në shumicen e rasteve fajtor janë qytetarët sipas policisë, e ndoshta edhe opinioni kështu e përcepton.Unë dua të shpreh një varg arsyesh, që mendoj se qytetari dhe ngasësi është i fundit që ka faj.

Logjika e një pjese të njerëzve se qytetarët duhet të jenë vetvetiu të pjekur në atë masë sa të kenë kujdes në ngasje të veturës, nuk qëndron.

Mungon një strategji shtetrore për këtë dukuri dhe jo vetëm, për sensibilizimin e qytetarëve. Për të ulur aksidentet në trafik duhet të nxjerren faktorët që i shkaktojnë ato, pastaj të nxjerren prioritetet, dhe tek pas kësaj të punohet në atë drejtim.

Stresi, rrugët e dëmtuara, automjetet e vjetra joadekuat, mos sinjalizimi i rrugës, kontrollat e vogla në trafik nga policia , gjendja jo e mirë ekonomike, janë disa prej faktorëve kryesor, që besoj se duhet të ndërmerren hapa urgjent për të ulur aksidentet. A është stresi faktori kryesor që ndodhin aksidentet? Mendoj se po, ky është kryesori.

Sa viktimave të trafikut u është rekomanduar të këshillohen me psikologun për gjendjen e tyre emocionale në kohën e shkaktimit të aksidentit,dhe t’u nxjerren arsyet e stresit duke i vecuar ato që lidhen me aspektin rrugorë? Për të parë a po ndikon vetë komunikacioni në gjendjen emocionale të ngasësve?

Edhe pas 20 viteve shtet, asfaltimi i rrugëve nuk është siç duhet. Me gropa, i prerë, i shtrembert, jokualitet,që ndikon direkt në mos frenimin e veturave.

Nuk i kanë fajet qytetarët nëse për shkak të asfalltimit të keq të rrugëve nuk mbërrinë të frenoj vetura si duhet.

Pastaj, mos sinjalizimi në rrugë për të treguar shpejtësin e lejuar. Ka plot e për plot rrugë që fare nuk tregojnë shpejtësin e lejuar, edhe ato që janë, shumë të rralla janë, dhe në largësi të madhe larg njëra tjetrës, edhe nëse është shenjëzimi i njejt për një rrugë ta zëmë 10km, dhe shpejtësia 40km/h, pse të jenë vetëm një ose dy shenja që tregojnë shpejtësin, e të mos jenë 4 ose 5 që tregojnë shpejtësinë e njejët 40km/h.

Faktor tjetër renditi vjetërsin e veturave në trafik. Logjika palidhje e shtetit tonë funksionon kur ndalon importin e veturave nga jashtë gjegjësisht doganimin e tyre që janë më të vjetra se 10 vite, e në trafikun tonë rrugorë kemi vetura me 30 e 40 vitë që u lejohet regjistrimi, paramendo më mirë një golf 2 i vitit 1986 se një golf IV i vitit 2000 ose golf V 2008.

Pse të mos lejohet regjistrimi i veturave 20 vite më të vjetra, edhe më mirë kishte me qenë të u ofrohet qytetarëve zëvendësimi i atyre më të vjetra me më pak të vjetra duke diturë që edhe frenimi me ABS, airbag janë vetëm dy të mira, që veturat e vitit 2000 e tutje i ka, e nuk i kanë ato të ’80.

Në radhë kemi mungesën e Policisë.Mungesa e policisë trafikut ose mos kujdesi i tyre në kontrollin në trafik është i vërejtshëm . Duhet të jetë më i shprehur më përfshirës nepër rrugët e Kosovës tonë të dashur të cilës s’do me i mbetë asnjë rrugë e pa larë me gjakun e bijve të sajë.

Vdekjet në trafik janë të tmerrshme, për vetë personin, për familjen, për ata që i shofin, për shoqërin.

Nuk mjafton që polici të dal vetëm me deklarata si kjo e fundit që zero toleranc ndaj ngasësve të veturave edhe kjo deklaratë të vihet në veprim vetëm një javë ose pak ditë, ajo duhet të pasohet me veprime me shtimin e forcave të rendit në trafik, e kësaj të fundit duhet edhe ushtria tani t’i ofroië ndihmë, gjë që nuk është dicka e jashtëzakonshme dhe e pashembullt në botën përendimore
Edhe senzibilizimi i qytetarëve me informata të ndryshme duhet të jetë strategji vjetore që tanë kohën të flitet për to.

Reklamat e ndryshme, ligjeratat, konferencat , shkaktimi i humbjeve materiale, statistika më të publikuara, qasje më të lehtë në informata të aksidenteve zyrtare të trafikut etj.

Së fundi vije faji te qytetari që duhet të kujdeset për ngasjen e veturës, duke njohur gjendjen e vetures ti, dhe duke iu përshtatur kushteve në trafik gjatë ngasjes.

Armët ilegale në dorën e qytetarit janë shqetësim tjetër i madhë, e sidomos kur ato po përdoren për kërcënime, plaqkitje, ahengje të ndryshme, “ e trimni’ në raste kacafytjesh si kjo e fundit.

Duhet me patjetër që të ndërmerren masa, duke kërku ndihmën e KFOR-i,FSK-së dhe krejt organeve tjera të sigurisë që të arrihet deri te grumbullimi i tyre, e grumbullimi I tyre vjen me një lehtësi të madhe nëse qytetarëve u ofron siguri të mjaftueshme shteti, sa që ata të mos i’a kenë nevojën armës, poashtu grumbullimi i tyre u jep mundësi intervenimi më të lehtë vetë policis së Kosovës në raste grabitjeje, e jo të grabitet banka në mes të dites nëpër qytete me kallasha, e po që se rastis me qëllu ndonjë polic, të përfundoi në mënyra fatkeqë qysh edhe ka ndodhë këtë vit.

Dhe së fundmi droga që po qarkullon lirë e pa pengesa nëpër duart e rinisë tonë e që është e lidhur edhe me dy dukurit paraprake të armëve edhe të rrezikut në komunikacion, është një dukuri që shteti sikur i ka mbyllur sytë dhe nuk merret fare ose shumë pak.

Cfar shohim në raportimet për nxënje të drogës, vetëm të dillerëve dhe në masa të mëdha ta jep një përshtypje se vetëm të fortët e biznisit po i ndjekin më të dobëtit , ose kur po kanë ndërhyrje në biznesin e vetë.

Nuk e kemi të paktën një qendër shtetrore për rehabilitimin e tyrë, edhe pse kjo si dukuri përshkak të natyrës shoqërore në të cilën jetojmë, e kemi frikë me e tregu nëse djali ose cika po merr drog, unë besoj se është me një masë shumë të madhe në shoqërin tonë, jo sa flitet e sa shkruhet, shumë e për plotë anë e kënd, gjenë përdorim edhe te shkollat fillore, tek adoleshentët e le më tek të rriturit, shumë e përplot familje kanë nevojë për ndihmë të natyrave të ndryshme duke filluar prej këshillimit, kur përballen me të tilla raste.
Droga në shoqërinë tonë ka kalu në atë fazë sa që llojin e sajë që njihet si hashash ose bari e nxen si hiç gjë, mos me thënë që nuk je “IN’ nëse nuk e përdorë.

Edhe pse për drogen dhe përdorimin e sai shpresoj të njxjerrim në një shkrim të radhës faktorët që ndikojn përdoruesit, parandalimin dhe efektet negative të sajë.

Këto tri dukuri që i cekëm shpresojm shumë që qeveria në ardhje ti ketë si prioritet edhe pse në planprogramet e tyre nuk jan cekë, shumë pak kalimthi.

Në radhë të parë duhet të jetë jeta e qytetarit, pastaj gjendja ekonomike e tyre. Jeta mbi të gjitha!.

Të tjera