Lajme

A po ndahet Majk nga BabaStars? Kënga e fundit e paralajmëron këtë

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 09 June 2021

Reperi dhe këngëtari Majk ka publikuar sot këngën e tij më të fundit “Marr” që është një bashkëpunim i tij me reperin Ledri Vula. Por, ajo që ka rënë në sy është se ai nuk e ka publikuar këngën në kanalin e BabaStars në YouTube por në kanalin e tij

Majk sonte lansoi këngën e tij më të re, një këngë me ritme verore në bashkëpunim me reperin tjetër Ledri Vula. Por, ajo çfarë bie në sy është se reperi nuk e ka publikuar këngën në kanalin e BabaStars në YouTube, siç bën shumicën e herëve.

Ai këtë e ka bërë duke e publikuar në kanalin e tij.

-Advertisement-

Ajo që nuk dihet është se a është ky një paralajmërim i Majk se ai po ndahet nga BabaStars, apo e ka bërë për shkaqe të tjera, shkruan GazetaExpress.

Mund të ndodh që Majk nuk e ka bërë këtë për hir edhe të reperit Ledri Vula. Dihen raportet që ka pasur Ledri me këtë label vite më parë.

Bashkëpunimi i Majk me Ledrin nga shumë njohës të showbizit vendor ishte parë si një befasi. Nuk dihet po ashtu nëse ky ka qenë edhe kushti i Ledrit që të këndojë në këtë këngë por që ajo të mos publikohet në kanalin e BabaStars, por në kanalin e reperit Majk.

Kujtojmë se kënga “Marr”, që është lansuar sot në orën 17:00 dhe deri tani ka marrë komente të mira në youtube, derisa ka kaluar më shumë se 300 mijë klikime në këtë kanal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera