Lajme

A po mund ta mbikqyrë AKI-në Ganimete Musliu?

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 07 June 2018

Nënkryetarja e parë e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka treguar nëse ka zhvillime të reja lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq, që ndodhi kohë më parë.

“Ndryshimet brenda AKI-së kanë ndodhur menjëherë pas atyre ngjarjeve. Kemi bashkëpunim të ngushtë me zyrën e kryeministrit dhe ata kanë njoftuar për atë që duhet njoftuar publiku.

Ne jemi të njoftuar vazhdimisht nga zyra e kryeministrit”, ka thënë Musliu në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni. Ajo ka treguar po ashtu edhe se a po arrin ky Komision ta mbikëqyrë AKI-në.

-Advertisement-

“Unë e kam thënë që nuk kemi arritur ta mbikëqyrim. Më ka rënë fati të jem bartëse e procesit këto muaj.

Besoj se Komisioni tash e tutje do ta luajë rolin e tij, çfarë e ka.

Unë po shpresoj që drejtori i ri të jetë konstruktiv dhe bashkëpunues, detyrën tonë do ta kryejmë në bazë të rregullores dhe ligjeve”, ka deklaruar Musliu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera