Lajme

A po lejohet mbajtja e dasmave e ahengjeve tjera apo jo? Flet kryeminsitri!

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 12 July 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë konferencës së sotme për media u deklarua lidhur edhe me atë se a do të lejohet apo jo mbajtja e dasmave.

Hoti tha se pas takimit të zhvilluar me Këshillin Kombëtarë të Sigurisë janë dakorduar se është e papranueshme mbajtja e dasmave ahengjeve të tjera në kohë pandemie, transmeton Indeksonline.

“Do ta angazhojmë plotësisht me asistencë të plotë të policisë, Inspektoratin Sanitar, për të shqiptuar gjoba në përputhje me Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Dhe më lejoni të them se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance, ndaj askujt I cili nuk I respekton vendimet e Qeverisë.Është e papranueshme ndërkohë që vendimet e Qeverisë janë në fuqi, derisa inspektorati dhe policia janë në terren, organizohen dasma dhe ahengje nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme ne rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë”, tha Hoti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera