Lajme

A po largohet Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje?

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 20 April 2019

Zërat se Mytaher Haskuka do të largohet nga Vetëvendosje i ka hedhur poshtë vetë ky i fundit.

Kryetari i Prizrenit, në një intervistë për T7 ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Vetëvendosja e aq ma pak ta braktis Albin Kurtin. Haskuka, mes tjerash në këtë intervistë ka folur edhe për vështërsitë që i ka hasur në vitin e parë të qeverisjes në krye të Komunës së Prizrenit

Prizreni është komuna e vetme që e drejton Lëvizja Vetëvendosje. Pas ndarjes së Shpend Ahmetit, Vetëvendosjes i ka mbetur ky qytet, vendi ku ky subjekt shënoi revolucion pasi që me vite të tëra ishte nën direktivat e LDK’së e pastaj PDK’së.
Por edhe për këtë kryetar ka pasur fjalë se do e braktis liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

-Advertisement-

Megjithatë gjithë këto supozime i ka hedhur poshtë vetë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Mirëpo, mes tjerash Haskuka potencon se edhe nëse largohet nga politika nuk e lë Vetëvendosjen.

AI më tej ka thënë se Prizreni nuk është prekur fare nga ndarje e VV’së. Përkundrazi ai thotë se ky ndryshim vetëm sa ka rritur partinë atje.

Tutje Haskuka ka theksuar se procesi demokratik brenda Vetëvendosjes nuk është i monopolizuar. Madje ai ka thënë se mohimi i kandidaturës së Albin Kurtit është një akt që mbyt demokracinë.

Ndërkohë i pari i Prizrenit ka thënë se nuk ka qenë fare lehtë të vi në krye të komunës pas qeverisjeve të kaluara.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera