Fokus

A po i mbytë Shqipëria kosovarët me pemë e perime kancerogjene? (VIDEO)

Autori: Anita Krasniqi 19:24 | 10 May 2019

Klinika e Onkologjise është e stërmbushur me persona të prekur nga sëmundja e kancerit.

Vetëm gjate një viti  1500 persona shtrihet ne ketë klinike më ketë sëmundje.

E një faktor që paraqet potencialisht rrezik të madh për zhvillimin e kësaj kancerit është mënyra e të ushqyerit, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këtë e thotë edhe drejtori i Klinikes së Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një intervistë për Gazetën inFokus.

“Ushqimi jo i mirë ka ndikim sidomos në sëmundjet malinje të tubit sugjestiv përdorimi i pesticideve të shumta ka e rrit riskun për 5 % “, ka thënë Kurtishi për Gazetën inFokus.

Pemët e perimet të cilët po stimulohen të rriten me fitohormone janë rreziku për jetë që u kanoset konsumatorëve kosovarë.

Në një hulumtim të emisionit “Fiks Fare” në Shqipëri ka rezultuar se të gjitha prouktet e mbjellura janë të injektuara për të dal sa më shpejt në treg.

Madje, fermerët dhe shitësit shqipëtar nuk i përdorin ato për shkak të frikës se këto ushqime mund ti qojnë drejtë vdekjes.

Trangujt, domatet e shalqiri me pesticide rrezikojnë më së shumti jetën e atyre që i konsumojnë.

Është e tmerrshme mënyra se si prodhohet shalqini në shtetin shqiptar.

Ky produkt i rrezikshëm për jetën më së shumti eksportohet në Kosovë.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës e ka konfirmuar këtë.

“Në përgjithësi Kosova është një vend ku importimi i pemëve dhe perimeve bëhen nga Shqipëria për shkak të klimës.

Kryesisht prej Shqipërisë shalqini është dominues pastaj kemi perime si ato per zarzavate”, ka thënë ai.

Vitin e kaluar nga Shqipëria janë importuar shalqi në vlerë rreth 30 milionë euro.

Ndërsa këtë vit nga janari deri në maj janë imporuar 10 milionë kilogram pemë e perime nga ky vend.

Pavarësisht këtyre të dhënave, autoriteti shtetëror në Kosovë që është përgjegjës për sigurinë e ushqimit dhe shëndetin publik nuk ka vërejtur ndonjë produkt me përmbajtje të dëmshme.

Lamir Thaçi, zëdhënës në AVUK

Ne të gjitha ngarkesat që kanë ardhur nga Shqipëria i kemi kontrolluar me kujdes të shtuar dhe në disa prej tyre prej tyre kemi marrë mostra për testime laboratorike, ne fokusin kryesor e kemi te mbetjet e pesticideve sepse konsiderohen si më të dëmshet dhe kanë rezultuar se deri më tani iu janë përgjigjur kushteve për konsum.

Por ndryshe tregojnë të dhënat në terren.

Produkte të importuara nga e gjithë bota shiten në tregjet e Kosovës me përmbajtje të helmeve kancerogjene.

Një qytetar i Prishtinës, i cili posedon pajisjen për matjen e sasisë së pesticideve në perime, ka postuar në rrjete sociale fotografi që dëshmojnë se niveli i nitrateve është 10 fish më i madh se sa norma e lejuar, duke e cilësuar gjendjen alarmante.

 

 

Me norma të tejkaluara janë domatja, banania, lakra e patatja.

Për këtë, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës bëhen se nuk dijnë gjë edhe pse këto produkte me norma të tilla nuk do të duhej të lejoheshin fare të shiteshin.

E, qytetarët nuk e kanë idenë si ta dallojnë një produkt të rrezikshëm për shëndetin nga një tjetër të shëndetshëm.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera