Fokus

A po i legalizojnë kosovarët armët, flet Izmi Zeka

Autori: Hateme Smajli 10:34 | 17 September 2019

Të martën përfundon afati i regjistrimit të armëve pa leje në Kosovë.

Numri i aplikuesve sipas Izmi Zeka, zëvendës ministër i punëve të brendshme, ka arritur në 1 mijë e 800 aplikantë.

Megjithatë sipas tij krahasuar me vendet e tjera të Balkanit konsiderohet një fushatë e suksesshme.

“Deri më tani janë 1 mijë e 800 aplikacione, megjithatë ne e vlersëojmë të suksesshme krahasuar edhe me vendet e tjera të Ballakanit”, tha Zeka për gazetën Infokus

Nuk pretendohet vazhdimi i kësaj fushatë të paktën edhe një vit ose dy.

“Nuk mendohet të vazhdojmë do të shohim pas një viti ose dy se në çfarë mënyre dhe formati domethënë duhet të ndryshojmë diçka që të bëhet edhe më atraktive procesi I legalizimit të armëve” shtoi Zeka

Ndërsa bazuar në të dhënat e MPB-së, numri i armëve ilegale në posedim të qytetarëve llogaritet të jetë rreth 260 mijë sosh./Gazeta inFokus

Të tjera