Fokus

A po fshihen rezultatet e testeve që bëhen nga privatët?

Autori: Halil Berisha 13:53 | 10 September 2020

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti nëpërmjet një reagimi në muajin gusht tha që vet në njoftimet e IKSHPK-së tregohet që raportohen edhe testet e bëra nga laboratorët privat.

Por, në këto njoftime që lëshon Instituti, herë thuhet që janë marrë statistikat edhe nga privatët e herë kjo nuk përmendet fare, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë nëse shikohet java e parë e muajit gusht që privatët ligjërisht nuk bënin teste me javën e parë të shtatorit, dallimi është shumë i vogël.

E nëse merret në konsideratë deklarimi i ministrit Armend Zemaj se do të rritet numri i testeve, atëherë i bije që ato nga privatët nuk po raportohen fare.

Në fakt, në javën e parë të gushtit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka raportuar gjithsej 3232 teste, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa në javën e parë të shtatorit ku teste bënin edhe laboratorët privat të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK ka raportuar gjithsej 3308 teste.

Nga kjo po del që dallimi me laboratorë privat dhe pa ta brenda jave është veç 76 teste.

Gazeta Infokus ka kërkuar përgjigje për numrin e testeve nga laboratorët privat edhe nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK e laboratori i vajzës së Blerim Devollit, Medical & Laboratory Services, por të tri këto, i kanë mbajtur të fshehura./Gazeta Infokus/

Lexo edhe:

MSH e IKSHPK mbajnë sekret testet e laboratorit të Devollëve

Skandaloze: Ministria e Armend Zemajt në mbrojtje të laboratorit të Devollëve

Të tjera