A po e lufton Kosova korrupsion për ta fituar liberalizimin e vizave?
Autori: Leoreta Abazi 10:16 | 24 December 2020
Njëri ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave ndaj shtetit të Kosovës është luftimi i korrupsionit.
E në vitin 2020, institucionet e Kosovës nuk duket ta kenë marrë shumë seriozisht këtë luftë.
Këtë e tregojnë numrat e kufizuar të aktakuzave sa i përket korrupsionit të nivelit të lartë, shkruan Gazeta inFokus.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, për Gazetën inFokus ka thënë që Kosova si politika por edhe drejtësia më shumë i intereson ulja e dënimeve për korrupsion, sesa luftimi i saj.
“Në këtë drejtim, Kosova gjatë vitit 2020 ka dëshmuar me veprime konkrete se nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin si në aspektin politika ashtu edhe në nivel të institucioneve të drejtësisë. Për më tepër, gjatë këtij viti është dëshmuar se politikës dhe drejtësisë më shumë i intereson zhvillimi i kulturës së pandëshkueshmerisë dhe amnistimi i korrupsionit se sa luftimi i saj”, ka thënë Miftaraj.
Për dallim nga viti 2019, këtë vit në Kosovë ka më pak aktakuza kundër personave me veprën penale korruptive.
“Prokurori i Shtetit nga 1 janar 2020 deri me 30 shtator 2020, ka ngritur aktakuza ndaj 176 personave, përderisa gjatë tërë vitit 2019, ky institucion kishte akuzuar 233 persona për vepra penale korruptive”, ka thënë Miftaraj për Gazetën inFokus.
Ndërsa Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Politikave Evropiane për Gazetën inFokus është shprehur se proceset politike e kanë lënë Kosovën pa liberalizim të vizave.
“Sa i përket procesit liberalizimit vizave, Kosova ka humbur shumë kohë për arsye tërësisht politike. Ne kemi humbur momentumin pozitiv që ekzistonte në vitin 2016 për shkak mungesës së konsensusit të spektrit politik lidhur me çështjen e demarkacionit i cili i ka kushtuar qytetarëve te Kosovës tani pothuaj pesë vite izolim”, ka thënë Shasha.
Sipas tij, BE-ja hapi derën Kosovës që të jetë pjesë e Zonës Shengen në vitin 2016 por, skena politike e Kosovës refuzoj këtë ofertë duke mbajtur kështu qytetaret e Kosovës të vetmit në Ballkanin Perëndimor pa të drejtën e lëvizjes së lirë.
Bile ai gjithashtu tha se Kosova ka dështuar në ndërtimin e një sistemi në luftë kundër korrupsionit.
“Kosova dështoj të ndërtoj një sistem të pavarur të drejtësisë i cili do ishte në gjendje të shënoj progres në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, është shprehur Shasha. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Hoxhaj uron Gordon për pozitën në administratën Biden
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Philip...
-
SHBA/ Numri i vdekjeve nga koronavirusi në rritje në 30 shtete
Numri i vdekjeve nga nga koronavirusi po rritet në pothuajse dy të tretat e s...
-
11 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje më të rëndë
64 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës...
-
Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat
Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve sek...
-
Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe p...
-
Ky është numri i të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë
Mbi 56 mijë kosovarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. S...
-
Moti për sot dhe nesër
Moti në Kosovë do vazhdoj të jetë i ftohtë e sidomos mëngjeset e ku parashihe...
-
5 mijë e 275 raste aktive me COVID-19
56 mijë e 118 persona janë infektuar me koronavirus prej marsit kur edhe u sh...
-
Subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore
Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politi...
-
Kreu i OBSH-së: Bota “në prag të një dështimi moral katastrofik” lidhur me vaksinat
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota është “në prag të n...
-
13 viktima dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Në 24 orët e fundit nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitiv nda...
-
Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat...