Sport

A po e japin maksimumin lojtarët e Kosovës, ky është komenti i Vojvodës

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 13 October 2020

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur në konferencë për media para takimit me Greqinë, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda ka thënë se ndeshjet pa shikues dhe pandemia kanë ndikuar keq të ata, derisa ka shtuar se ata gjithmonë e japin maksimumin.

“Nuk po vërehet aq shumë se jemi tu luajt pa shikues. E keni mendimin që nuk jemi tu e dhënë 100%, por pa shikues po doket ashtu. Na gjithmonë e japim maksimumin edhe nesër nga minuta e parë deri në të fundit kemi me dhënë maksimumin“, ka thënë Mergim Vojvoda.

-Advertisement-

Mosloja ndaj Sllovenisë? “Normal është pushim, se një lojë d.m.th. shumë, janë 90 minuta më pak dhe kjo më jep pak më shumë freski“, ka thënë ndër të tjerash ai.

“Ma shumë se lojtarët kërkush nuk donë me fitu. Është pandemia, ka lojtar që kanë qenë me Covid dhe që kanë qenë të lënduar. I lus të gjithë tifozët që të qëndrojnë pas nesh. Trajneri është për me na treguar dhe vetëm përkrahja na duhet që e kemi pas dhe që e kena‘, përfundoi mbrojtësi i Torinos.

Greqi – Kosovë, zhvillohet nesër nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së katërt të grupit të tretë të Ligës C të Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera