Lajme

A po e humb përkrahjen e popullit Albin Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 27 January 2022

Partia në pushtet mori mbi 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, në krye me kryeministrin, Albin Kurti, duke thyer kështu edhe rekordin e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës të vitit 2001.

Një përkrahje të madhe populli në këto zgjedhje pati për Kurtin, mirëpo si duket simpatia e përkrahja e popullit për të tashmë ka filluar ti kthehet në “boomerang”.

Derisa para disa kohësh në llogarinë e tij në Facebook, emri i tij bëhej tag apo përmendej në postimet e njerëzve duke bërë “tifozllëk” për të, tashmë kjo ka ndryshuar, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Nëse shikon në profilin e kryeministrit tek pjesë “Mentions”, qytetarët i bëjnë tag në postime ku janë të revoltuar për vendimet e punët e deri tashme të kësaj qeverie dhe të parit të ekzekutivit.

E shumica e këtyre postimeve kanë të bëjnë me propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për të cilën të mërkurën qytetarët edhe protestuan para qeverisë.

Ankesa të shumta në adresë të kryeministrit po vijnë edhe për masat e fundit anticovid, që hynë në fuqi nga java e kaluar e që përfshijnë, orën policore nga 22:00 deri në 05:00 dhe mbylljen e gastronomisë nga ora 21:00.

E nuk janë të rralla edhe postimet, ku qytetarët ankohen për deklaratat publike të kryeministrit, të cilat po i konsiderojnë tallje me popullin./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera