Lajme

A po bie Vetëvendosja?

Autori: H. Smajli 14:21 | 19 October 2021

Mes një periudhe tetë mujore, nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale, partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje, ka rënë për mbi 50% në vota.

Nga 438 mijë e 335 vota sa kishte në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka rënë në 205 mijë e 854 vota.

Bazuar në këto shifra, rezulton se kësaj partie nuk i besuan në nivel lokal 232 mijë 481 qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti megjithatë ka thënë se vazhdojnë të jenë partia më e madhe si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendror, e që në krahasim me partitë e tjera realisht VV-ja edhe pse me rënie prej afro 50 përqind, realisht vazhdon të ketë numrin më të madh të votave në të dy nivelet.

Kurti beson se fitorja do të jetë e tyre në 12 komunat të cilat kanë shkuar në balotazh.

“Jemi të kënaqur më këtë që kemi arritur. Para një dekadë kur kemi pasur përfaqësuesit e parë në institucion ishim të tretët brenda 10 vjetëve jo vetëm që jemi grup më i madh parlamentarë por edhe jemi subjekti më i madh se tri partitë e vjetra së bashku. Tash jemi të parët edhe sa përket zgjedhjeve parlamentare edhe sa për këtë zgjedhjeve lokale. Tash që jemi të parët na bënë më të kënaqur sepse kurrë nuk kemi qenë më të parët. Në balotazh synojmë fitore. Problemet lokale janë të natyrave të tilla.  LVV-ja është dhe vazhdon të jetë subjekti më i madh në vend edhe në Kuvend e tash edhe në nivel lokal”, ka thënë ai.

Mirëpo, rënia e kësaj partie për një kohë kaq të shkurtër është më se e dukshme në numrin votave. Si duket qytetarët në nivelin lokal nuk kanë edhe aq besim në Vetëvendosjen siç patën kur votuan në nivelin qendror.

Ky është rezultati i LVV-së në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të vitit 2021.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, 2021:

Lëvizja Vetëvendosje – 438 mijë e 335 vota

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, 2021:

Lëvizja Vetëvendosje – 205 mijë e 854 vota./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera