Lajme

A po bën Ramush Haradinaj dallavere me Bechtel –Enkan, flet Lutfi Zharku

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 06 June 2018

Ish- ministri i Infrastrukturës, tash deputet nga radhët e LDK-së, Lutfi Zharku në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic ka sqaruar rastin në lidhje me 53 milionë eurot, qe dje Qeveria e Kosovës i ka ndarë për kompaninë Bechtel -Enka, në formë penalltie, për autostradën Prishtinë- Hani i Elezit.

Zharku ka thënë se gjatë kohës sa ai ishte ministër, ishte arritur marrëveshje me Bechtelin që për shkak të vonesave në pagesa për shkak të mosplanifikimit të mirë nga ana e Qeverisë Thaçi, t’i paguheshin 14 milionë e jo 53 kësaj kompanie.Ai ka theksuar se Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi ka bërë e para gabimin.

“Këtë nënshkrim e ka dhënë Qeveria Thaçi, në momentin e nënshkrimit të kontratës me kornizën afatmesme të shpenzimeve tri vjeçare kanë qenë të parapara 330 milionë euro, kurse kontrata është nënshkruar me 600 milionë euro, që do të thotë se Qeveria Mustafa e ka gjete të gatshme një kontratë dhe që është dashtë ta përshtat buxhetin me këtë kontratë. Në pamundësi të përshtatjes së buxhetit, me gjithë obligimet kontraktuale ka qenë obligim të shtyhet afati i kryerjes së punimeve”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Madje, ai ka pyetur ministrin aktual Pal Lekaj dhe Qeverinë se si ndodhi që kjo shumë të shkoi në 53 milionë,nga 14 sa ishin marrë vesh me kompaninë amerikano- turke për 14.7 milionë.

“Hill Internacional ka vërtetuar që është kontraktuale, që të paguhet shuma prej 14.78 milionë euro, e cila përbehet nga 1 milionë euro në muaj, e që i bjen për 11 muaj e 20 apo 21 ditë, janë 11 milionë e 200 mijë euro. Kostoja e shtyrjes së garancionit të performances, që është 1 milionë e 200 mijë nëse nuk gaboj, që ka qenë 12 milionë e 500 mijë e gjitha. I shtohet edhe TVSH, dhe gjithsej bëhen 14 milionë e 7800 mijë, kjo është shuma që është aprovuar në shtator të vitit 2017. Natyrisht ne nuk e kemi përcjellë në Qeveri, që të aprovohet kostoja shtesë, e cila ishte kosto shtesë e kontraktume nga Qeveria e kaluar”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Ai thotë se kurrë Pal Lekaj, ministri aktual i Infrastrukturës nuk e thirri e as nuk e konsulltoj për marrëveshjen me Bechtel Enka.

Ai ka kërkuar nga Qeveria aktuale që të sqarojë se “ku është diferenca ndërmjet 14 milionë euro dhe 53 milionë euro, si është e mundur që Bechteli me Qeverinë Mustafa me ministrin Zharku, me u dakordu për 14 milionë euro, dhe tash me Pal Lekaj e me Qeverinë Haradinaj po i kërkon 53 milionë euro”.

Gazeta : Z. Zharku, dje Qeveria mori vendim që Kompanisë Bechtel Enkas, t’ia ndajë një penalti më shumë se 53 milionë euro. Ju keni qenë ministër i Infrastrukturës, a mund të na shpjegoni historikun e kësaj situate, pse ka ardhur deri në këtë pikë që buxheti i Kosovës të dëmtohet me kaq shumë miliona?

Lutfi Zharku: Pse ka ardhur deri në këtë situatë, është dashtë që Qeveria të sqarojë se çka përfshin ky 50 milionësh. Unë po nisem në historik pak, prej momentit të nënshkrimit e deri tash, siç e dini kontrata është nënshkruar më 2 korrik 2014 menjëherë pas zgjedhjeve nacionale të qershorit.

Gazeta : Kush e nënshkroi? Qeveria Thaçi apo Qeveria Mustafa?

Lutfi Zharku: Këtë nënshkrim e ka dhënë Qeveria Thaçi, në momentin e nënshkrimit të kontratës me kornizën afatmesme të shpenzimeve tri vjeçare kanë qenë të parapara 330 milionë euro, kurse kontrata është nënshkruar me 600 milionë euro, që do të thotë se Qeveria Mustafa e ka gjete të gatshme një kontratë dhe që është dashtë ta përshtat buxhetin me këtë kontratë. Në pamundësi të përshtatjes së buxhetit, me gjithë obligimet kontraktuale ka qenë obligim të shtyhet afati i kryerjes së punimeve.

Buxhetin siç e dini e ndan Kuvendi i Kosovës dhe natyrisht Ministria e Infrastrukturës, komisioni ndër ministror ka udhëhequr punën në përputhje me buxhetin e ndarë nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, marrë parasysh që kontrata është nënshkruar në një kohë kur të dyja palët kanë qenë të vetëdijshme edhe Qeveria e Kosovës edhe Bechtel Enka, që do të jetë e pamundur që të kryhen punët në afat, të dyja palët e kanë marrë rrezikun që të hyjnë në atë kontratë. Tash, për shkak të kësaj arsye, të gjitha bisedat që i kemi pasur me Bechtel Enka ka pasur mirëkuptim prej tyre që kur të vijmë në fund, deri të shtyerja eventuale e kontratës, ata do të kenë mirëkuptim dhe do të aplikojnë vetëm kosto shtesë të shtyrjes së punimeve, po kurrfarë penalle. Kjo edhe ka ndodhë.

Gazeta : Sa ka qenë kjo kosto shtesë?

Lutfi Zharku: Kostoja shtesë e paraparë me ofertën për kontratë, e cila është ka qenë 1 milionë në muaj. Bechtel Enka, ka punuar në përputhje me buxhetin e ndarë nga Qeveria e Kosovës. Dhe, tash as Ministria dhe askush nuk mund të pretendojë që ka ata kanë punuar dhe nuk janë paguar. Asnjëherë, nuk ka ndodhur që ndonjë faturë të mos paguhet, sepse ata e kanë përshtatur planin e punës në përputhje me buxhetin e ndarë. Mirëkuptimi i tyre ka qenë se në fund të shtatorit të vitit 2017 ne kemi arritur një marrëveshje me ta, marrëveshje kjo e cila është konfirmuar në komisionin ndërministror dhe është aprovuar nga Hill International, që vepron si mbikëqyrës ligjor, financiar dhe komercial, për menaxhimin e gjithë asaj kontrate.

Ata kanë vërtetuar që është kontraktuale që të paguhet shuma prej 14.78 milionë euro, e cila përbehet nga 1 milionë euro në muaj, e që i bjen për 11 muaj e 20 apo 21 ditë, janë 11 milionë e 200 mijë euro, kostoja e shtyrjes së garancionit të performances, që është 1 milionë e 200 mijë nëse nuk gaboj, që ka qenë 12 milionë e 500 mijë e gjitha. I shtohet edhe TVSH, dhe gjithsej bëhen 14 milionë e 7800 mijë, kjo është shuma që është aprovuar në shtator të vitit 2017. Natyrisht ne nuk e kemi përcjellë në Qeveri, që të aprovohet kostoja shtesë, e cila ishte kosto shtesë e kontraktume nga Qeveria e kaluar.

Qeveria Mustafa, nuk e ka fut në rend të ditës, me arsyetimin se pasi që jemi marr vesh se do e presim deri në përfundimin e kontratës, dhe vazhdojmë prej 20 janari 2018, ku ish dashtë me fillua me vazhdimin e kontratës.

Gazeta : A ka logjikë me gjithë këto shifra që i përmendet të cilat arrijnë deri në 14 milionë euro, të shkohet me 53 milionë euro, si mund të shpjegohet kjo? Si ka logjikë gjithë kjo doferencë?

Lutfi Zharku: Unë nuk mund ta shpjegoj këtë, atë që mund ta them se çdo pagesë është jo kontraktuale, dhe jo në përputhje me kontratën. Qeveria aktuale duhet të shpjegojë se cilat janë ato penalle, dhe pse janë paguar. Në kohën e Qeverisë Mustafa, asnjëherë nuk kemi diskutuar për penalle, kemi biseduar për kosto shtesë, e cila ka qenë e paraparë me kontratë.

Gazeta : Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj ju ka akuzuar Qeverinë Mustafa edhe ju si ish ministër për këto miliona që do i jepen Kompanisë Bechtel Enkas? Akuzat kanë qenë edhe publike…

Lutfi Zharku: Tash, edhe unë po e bëjë tash të njëjtën pyetje. Qeveria aktuale duhet të sqarojë se ku është diferenca ndërmjet 14 milionë euro dhe 53 milionë euro, si është e mundur që Bechteli me Qeverinë Mustafa me ministrin Zharku, me u dakordu për 14 milionë euro, dhe tash me Pal Lekaj e me Qeverinë Haradinaj po i kërkon 50 milionë euro.

Gazeta : A ka ndodhë që ministri Pal Lekaj të ju kontaktojë për këtë kontratë para disa muajsh ose të  marr postin për vazhdimësinë e kësaj kontrate, sepse po flasim për një shumë 50 milionëshe?

Lutfi Zharku: Kurrë nuk kemi biseduar, kam tentuar të bisedojë më të, ditën qe e ka marr postin i kam uruar punë të mbarë, dhe, i kam thënë që jam në disponim për çdo konsultim për çdo punë që e kam përfunduar, ai kurrë nuk më ka ftuar dhe nuk jemi konsultuar asnjëherë.

Gazeta : Kontrata e Bechtel Enkas me Qeverinë e Kosovës, a parashihet ndonjë penallti?

Lutfi Zharku: Po parasheh penallti, mirëpo nuk janë të dakordume në kontratë por ato penallti mund të kërkohen nga ta, negociohen.

Gazeta : Në çfarë situatash?

Lutfi Zharku: Nëse Qeveria dështon. Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka dështuar. Qeveria vetëm ka kërkuar, ka bërë të ditur që nuk kemi mjete të mjaftueshme për me përfunduar punën në përputhje me kontratën, dhe që duhet me u shty afati për fillimin e punës, për më u shty afati i punës duhet kosto shtesë, të cilat janë paraparë me kontratë, por jo penallti, sepse s’ka arsye për penallti, sepse kurrë Bechtel Enkas nuk i ka mbetur ndonjë faturë pa u paguar, asnjë kamion s’ka mbete pa punë. Unë nuk e di se në çka e bazojnë kërkesën e tyre, dhe në çka bazohen ato penalle.

Gazeta : A kanë qenë të gjitha pagesat në rregull sa keni qenë ju ministër?

Lutfi Zharku: Kurrë asnjë pagesë nuk ka ndodhë të mos paguhet, sepse është bërë ri programimi i punës nga ana e Bechtelit në përputhje me buxhetin e ndarë nga ministria. Nësse kanë qenë 90 milionë, ata kanë punuar për 90 milionë, nëse ka qenë 200 milionë kanë punuar për aq para, përndryshe nëse nuk ishin paguar, kanë pasur të drejtën e ndërprerjes së kontratës. Asnjë letër nuk ka ndodhë që Qeveria të jetë e vonshme, as nuk kemi pasur ndonjë vërejtje apo kërcënim nga ana tyre për ndërprerjen e punimeve. E përhershme ka qenë që Qeveria të ndajë mjetet në përputhje me kontratën dhe të rritet vëllimi i punës, por kurrë nuk kemi pasur raste të tilla.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera